Partia Socialiste e Shqipërisë rrezikon të përjashtohet nga Partitë Socialiste Europiane, për shkak të vendimit të marrë nga kryeministri Rama për refugjatët që do të strehohen në Shqipëri.
Kërkesa për përjashtimin e partisë së drejtuar nga Rama do të bëhet nga Partia Demokratike në Itali, e cila do ta ngrejë këtë çështje në Kongresin e PSE që do të mbahet dy ditët e ardhshme në Spanjë.
“Ne do ta ngremë çështjen në kongresin e PSE, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër në Malaga, në prani të të gjithë socialistëve të mëdhenj të kontinentit, nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, te kancelari gjerman Olaf Scholz”, tha kreu i punëve të jashtme në sekretariatin Schlein, Peppe Provenzano për “La Repubblica”.
Për Partinë Demokratike të Italisë, marrëveshja mes Ramës dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni shkel të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat e familjes socialiste, ndaj nuk und të bëhej pa u konsultuar më parë me të gjithë institucionet.
Precedent i mëparshëm është ai i kryeministrit të ri sllovak, Robert Fico: pro-rus, aleat me të djathtën ekstreme, i cili u përjashtua nga PSE në mes të tetorit. Për Ramën, përjashtimi duket të jetë edhe më i thjeshtë, pasi ai është një vëzhgues i PSE dhe jo anëtar, dhe Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian.
Një vendim i tillë do ta rëndonte edhe më shumë situatën jo vetëm situatën e PS-së, por edhe do të rrezikonte procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.