Dyshohet se shërbeu si informator për vrasësit, Apeli liron nga qelia një prej të akuzuarve për “Masakrën e Don Boskos”

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia, Roland Ahmetsulajn, një prej personave të akuzuar për masakrën e Don Boskos, ku u vra 35-vjeçari Erjon Çela dhe u plagosën 4 të tjerë.

Për Ahmetsulajn, gjykata ndryshoi masën nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Avokati Shkëlqim Mustafa dorëzoi prova që rrëzuan pretendimet e prokurorisë dhe çuan ne lirimin e Ahmetsulës. Për masakrën e Don Boskos ku u vra gabimisht Erjon Çela akuzohet si urdhërues Kasandër Noga dhe ekzekutor Kevin Suçi.

Ndërkohë edhe vetë i riu ka mohuar përfshirjen në krimin e rëndë.

 “Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam patur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”- ka thënë ai.

Pak ditë më parë Policia e Shteti doli me një njoftim duke thënë se kishte zbardhur ngjarjen e rëndë.