Një grua 51-vjeçare nga Lezha ka ndërruar jetë pasi dyshohet të ketë konsumuar fostoksinë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Manati.
Ajo fillimisht u transportua drejt spitalit Rajonal të Lezhës dhe më pas u përcoll drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk mundi të mbijetonte.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.