Dy të rinj me origjinë shqiptare humbin jetën duke luftuar në Ukrainë

Dy të rinj me origjinë shqiptare kanë humbur jetën duke luftuar në Ukrainë. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga Pandeli Majko në një postim në “FB” ku shkruan se është njoftuar nga Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë për vdekjen e dy djemve me origjinë shqiptare.

Dermentli Anatoly, nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës), humbi jetën në një mision luftimi më 15 tetor. Ndërsa Haydarzhy Danylo dha jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit.

Ditën e djeshme janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonitë funerale të dy djemve me origjinë shqiptarë.

Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar.

Më 24 shkurt 2022, Rusia filloi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, fqinjit të saj në jugperëndim, duke shënuar një përshkallëzim të madh të luftës ruso-ukrainase në vazhdim që filloi në vitin 2014.  Deri më tani janë shënuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur.