Dy shqiptarë nga Kosova kapen me arsenal armësh në pikën doganore në Kroaci

Zyrtarët doganorë në Kroaci kanë zbuluar 11 pushkë automatike në automjetin e një shtetasi nga Kosova.

Armët u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, i përdorur për transportimin e makinave, me targa të Kosovës në pikën kufitare Tovarnik afër Vukovarit.

Gjatë inspektimit të detajuar të një prej makinave të dyshuara në mjetin transportues, përveç 11 pushkëve automatike, u gjet edhe municioni përkatës.

Mediat në Kroaci shkruajnë se drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer në mjetin e transportit, shtetas të Republikës së Kosovës, po udhëtonin për në Zvicër.

Policia kroate pritet të referojë kallëzim penal për dy shtetasit nga Kosova.