Në Gjykatën e Posaçme vijon dëshminë e tij bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej, për dosjen “Plumbi i artë”.
Pasi ka treguar detaje mbi “Masakrën e Bradasheshit” ku i ekzekutuan në atentat vëllain Endrit Alibej, xhaxhain dhe një mik të tyre turk, këtë të martë, Alibej ka treguar hetimet që ai ka kryer për të arritur në gjurmët e të dyshuarve, për vrasjen e vëllait të tij.
Ai tregoi formën se si është lidhur me vëllain e Nuredin Dumanit, Dashnorin, që sipas tij, ishte njeriu me i afërt i ekzekutorëve të familjes së tij.
Bashkëpunëtori i drejtësisë ka dëshmuar se po përgatitej një plan për ekzekutimin e tij dhe për këtë ishin gati të pagunin një çmim deri në dy milionë euro. Ky plan thotë ai u bë në rrjetin Sky ECC.
“Pas vrasjes se vëllezërve Haxhia, Nuredini erdhi në shtëpinë time dhe në atë kohë ka qenë kohë Covidi. Doja të lidhja një kontakt me vëllain e Nuredinit, Dashnor Dumanin që ishte njeriu me i afërt i ekzekutorëve të familjes time. Dashnori jetonte në gjermani në atë kohe dhe i çova një tel sky nëpërmjet një të njohurit tim. Me anë te Eljo Bitrit lidhim kontakt me Mikael Qosen dhe isha i pranishëm tek çdo bisedë.
Mikael qosja i thotë një moment Nuredin Dumanit: ke 2 mln euro për të vrarë Krymin( pseodonimi i Erjon Alibejt). Dumani i tha Mikeal Qoses, që të vras Erjon Alibejn dua të më japësh Talo Çelen. Por edhe ata ishin në dijeni që Dumani kishte filluar të bashkëpunonte me mua për vrasje pasi informator kishin Eljo Bitrin. Dua të sqaroj që Eljo Bitri ka luajtur më të gjithë, ka dërguar informacion tek Çapet, tek Çelat, luante me të gjithë për interesa”, theksoi ai.