“Droga në laboratorin e Policisë mund të jetë zëvendësuar me niseshte”, deklarata e fortë e gazetares: Grupet kriminale bashkëpunojnë me zyrtarë

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme për atë që mund të jetë skandali më i madh në Policinë e Shtetit. Sipas saj droga e sekuestruar në 2018 nga Arbër Çekaj (613 kg kokainë e fshehur në kontenierët e bananeve), mund të jetë marrë nga grupet kriminale.

Lala i ka bërë këto deklarata në emisionin “Opinion” ku tha se SPAK ka të dhëna nga komunikimet në EnroChat dhe Sky dhe po heton se grupe kriminale në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të policisë kanë hyrë në laboratorin kriminalistik të Policsë së Shtetit dhe kanë marrë kokainën.

Ajo ka shtuar se SPAK dyshon se trafikantët mund të kenë dështuar për ta grabitur drogën brenda ambjenteve të Policisë së Shtetit dhe kanë punuar me mekanizma të tjerë për ta zëvendësuar me miell ose niseshte. Sipas saj, nësë kjo rezulton e vërtet do të jetë një ndër skandalet më të më dha që do përfshijë Policinë e Shtetit.

“SPAK mbi bazën e disa të dhënave të marra nga komunikimet në EncroChat dhe në SKY është duke hetuar nën dyshime të mundshme se grupet kriminale në bashkëpunim me zyrtarë të policisë kanë ndërhyrë në laboratorin kriminalistik të Policisë së Shtetit për të hequr prej andej dhe për të marrë sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara që nga viti 2018.

E mbani mend drogën e Arbër Çekajt? Ka rezultuar një bisedë në EncroChat dhe në SKY ka dyshime të forta dhe nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, do të jetë një ndër skandalet më të mëdha që do përfshijë Policinë e Shtetit dhe dyshohet që në momentin kur trafikantët kanë dështuar për ta grabitur drogën brenda laboratorin, kanë punuar me mekanizma të tjerë për ta zëvendësuar me miell, niseshte etj”, ka thënë Klodiana Lala.

“Dyshimet janë që ky grup kriminal ka zgjedhur një mekanizëm tjetër sepse si duket ka qenë e pamundur sulmimi me armë dhe dyshimet e SPAK janë se ky grup kriminal ka zgjedhur një formë tjetër, duke e hequr atje me bashkëpunimin e zyrtarëve dhe zëvendësuar me një medikament të ngjashëm me kokainën. Aktualisht SPAK po verifikon. Ka marr një sasi të kësaj droge dhe po bëhen analizat në laborator.

Në atë kohë SPAK ka dyshime. Grupi kriminal nuk arriti ta zbatonte planin e grabitjes sepse laboratori ndodhej pranë Gardës së Republikës. Këto kanë ngritur dyshime se droga është zëvendësuar. SPAK ka refuzuar të kthejë përgjigje për këtë gjë ama policia e shtetit na ka konfirmuar se ka një urdhër delegimi të Prokurorisë së Posaçme e cila ka sjellë përfaqësuesit e saj në laborator dhe në secilën pako është marrë kampion dhe për të parë se mund të ndodh se nuk janë hequr 613 kg, por janë hequr 20, por mjafton një të jetë lëvizur dhe kjo tregon që policia e shtetit nuk është me polici, por është narkoshtet.

Në kohën kur ka ndodhur drejtor i policisë ka qenë zoti Ardi Veliu. AMP që zoti Veliu e drejton aktualisht ka nisur nje hetim të brendshëm për të parë mënyrën se si është ruajtur laboratori dhe i bije që në kohën kur ka ndodhur krimi ka qenë drejtues i institucionit dhe në dhe ne kohën që po hetohet krimi është duke hetuar veten dhe kjo është një nonsens që nuk shkon, por unë uroj që të mos ketë ndodhur kjo gjë sepse nëse ka ndodhur do jetë skandali më i madh”, është shprehur gazetarja.