Drafti i Shqipërisë për Kosovën dhe Serbinë, Rama: E kundërshtuan që në sekondën e parë, por është i paanshëm

Kryeministri Edi Rama, i pyetur në lidhje me draftin e hartuar nga Shqipëria për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, u shpreh se nuk do ta bëjë publik, pasi e ka dorëzuar te fuqitë e mëdha që do të jenë përgjegjëse për këtë marrëveshje.

Sipas tij, edhe pse ky draft u kundërshtua menjëherë nga Serbia dhe Kosova, ai është i paanshëm dhe është hartuar me përgjegjëis dhe kompetenca të mëdha.

“Pse duhet ta bëj publik draftin? Që ai është një draft që i adreson me një komptencë shumë të lartë profesionale, kjo nuk diskutohet. Që drafti im është kundërshtuar që në sekondën e parë thjesht si fakt që ekziston nga Kosova dhe Serbia, kjo dihet. Unë nuk kam pritur që të ndodhte ndryshe. Që drafti im nuk ëhstë bërë për të shtuar më shumë materiale për thashetheme, edhe kjo nuk diskutohet. Drafti është një kontribut që ka shkuar në duart e duhura. Drafti nuk do të jetë i njëanshëm, por do të jetë një draft që në fund do të mbajë peshën e përgjegjësisë së fuqive të mëdha që janë angazhuar në këtë process, BE dhe SHBA”, u shpreh Rama.