Dosja “Toyota Yaris”, SPAK merr në pyetje bashkëshortin prokuror të Ermonela Felaj

Bledar Valikaj, bashkëhsorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Valikaj, që është edhe prokuror në Prokurorinë e Tiranës, po merret në pyetje në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”, për të cilën janë pyetur edhe të tjerë zyrtarë të drejtësisë.

Ai është akuzuar nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Batdhi, si i përfshirë në këtë çështje, e cila u denoncua nga opozita disa vite më parë, ndërkohë që pas denoncimit u kapën në Durrës 3.4 milionë euro brenda një makine.

Por Bledar Valikaj nuk është akuzuar vetëm për këtë çështje, pasi akuzohet se ka hyrë në sistemin e drejtësisë pa iu nënshtruar vettingut. Madje, deri më sot është i vetmi prokuror që nuk i është nënshtruar procesit të vettingut.

Valikaj nuk është i vetmi familjar i deputetes Ermonela Felaj në Prokurorinë e Tiranës, pasi në atë institucion janë të punësuar edhe vëllai, motra dhe kunata e saj.