Dosja ‘Metamorfoza’, avokatët përplasen me Altin Dumanin për përgjimet e Sky Ecc, zbardhen debatet mes palëve në sallën e gjyqit

Është shtyrë për më datë 8 Tetor seanca paraprake ndaj të akuzuarve të dosjes “Metamorfoza”. Në seancën e sotme, e cila zgjati 3 orë ka pasur një debat mes kreut të SPAK, Altin Dumani si një nga prokurorët që ka drejtuar hetimet dhe avokatët e të pandehurve për mënyrën se si janë marrë komunikimet në aplikacionin e koduar Sky Ecc nga drejtësia shqiptare prej autoriteteve franceze.

Organi i akuzës ka shpjeguar mënyrën si kane ardhur këto komunikime në vendin tonë që janë disponuar me letër porosi, një mënyrë e konsideruar e ligjshme, por avokatët e të pandehurve kanë pretenduar paligjshmëri.

Gjatë seancës ish-prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-drejtuesi i Forcave Operacionale Oltion Bistri dhe boksieri Asmer Bilali kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, biznesmeni Pëllumb Gjoka, përmes avokatëve të tij mbrojtës ka kërkuar gjykim të zakonshëm bashkë me të pandehurit e tjerë.

Seanca u shty për shkak të mbarimit te orarit zyrtar dhe do të vijoje në datën 8 tetor.