Dosja ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 69 vite burg për Dedan Gjonin dhe 5 të pandehur të tjerë

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa prej të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, pjesë e së cilës është edhe ish-shefi i krimeve, Dedan Gjoni.

Në total, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 69 vite burg për të gjashtë të pandehurit.

Ata akuzohen për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e vëllezërve Edmond dhe Arben Nela, si dhe për trafikimin e një sasie kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt atyre të Bashkimit Europian.

Pretenca e SPAK

Ismail Zeneli – 15 vite burg / gjykim i shkurtuar: 10 vite burg

Dedan Gjoni – 13 vite burg / gjykim i shkurtuar: 8 vite e 4 muaj burg

Bujar Gërmizi – 10 vite burg / gjykim i shkurtuar: 6 vite e 8 muaj burg

Adrian Cenaj – 7 vite burg / gjykim i shkurtuar: 4 vite e 8 muaj burg

Besmir Murtati – 12 vite burg / gjykim i shkurtuar: 8 vite burg

Albert Prenga – 12 vite burg / gjykim i shkurtuar: 8 vite burg