Dosja e “Sterilizimit”/ Ilir Beqaj nuk shkon në gjyq: Jam i sëmurë! Seanca e radhës më 7 Maj

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO sa i takon dosjes së “Sterilizimit”. Mësohet se në seancën e sotme ish-ministri Ilir Beqaj nuk është paraqitur pasi ka paraqitur raport se ishte i sëmurë.

Po ashtu mungoi edhe në avokati i Beqajt ndërsa seanca e radhës u la për më datë 7 Maj.

Megjithatë Gjykata pranoi kërkesën e SPAK për pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit në masë “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se në Janar të këtij viti, GJKKO kaloi për gjykim dosjen ndaj Beqajt, i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe të pandehurve të tjerë, mes tyre ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni që fitoi koncesionin, Ilir Rrapaj.

Ish-ministri Beqaj është në burg që prej datës 4 korrik 2024, pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).