Media greke Kathimerini ka shkuar në lidhje me dorëheqjen e Jorgo Goros, si kryetari në detyrë i bashkisë Himarë, pasi u arrestua për tjetërsim pronash.
Kathimerini shkruan se Goro u arrestua pak ditë më parë në Himarë me urdhër të SPAK, si i dyshuar për përfshirje në një çështje shitblerje toke.
Sa i takon emrit të ri që do drejtojë bashkinë Himarë, thuhet se do i besohet Blerina Ballës, që sipas Kathimerinit është një person i afërt i kryeministrit Edi Rama, duke iu referuar disa mediave në vendin tonë.
“Denoncime të ngjashme kundër tij kishte nisur edhe nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, gjithashtu në paraburgim, i cili ka ngritur padi ndaj Goros për një rast konkret ku dyshohet se është i përfshirë biznesmeni, bashkëshorti i një ish-ministreje së Ramës.
Procesi i zgjedhjes së kryetarit të bashkisë në Himarë nga këshilli aktual bashkiak dhe në veçanti nga dy nënkryetarët e bashkisë është planifikuar për më 29 mars.
Si pasardhësja e tij më e mundshme, përmendet nënkryetarja Bellerina Balla, bashkëfshatare dhe sipas disa mediave shqiptare e afërme e kryeministrit Edi Rama”- thuhet mes të tjerash në shkrimin e Kathimerinit.