Policia ka arrestuar në Divjakë dy vëllezërit Roland Metushi, 47 vjeç, dhe Saimir Metushi, 45 vjeç, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Ata janë dënuar nga Gjykata e Novarës në tetor 2024 me 7 dhe 5 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit.