Ditën e sotme do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara do të zhvillohet në qytetin e Tiranës ku disa akse rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit, por duke sjellë vështirësi për lëvizjen e qytetarëve.
Ndalim qarkullimi dhe parkimi do ketë nga ora 10:00 deri në orën 18:00 në disa rrugë të kryeqytetit, konkretisht:
Sheshin “Skenderbej”; Rrugën “Urani Pano”;Rrugën “Dedë Gjo Luli”; Rrugën “Ibrahim Rugova”; Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;Bulevardin “Gjergj Fishta”; Rrugën “Muhamet Gjollesha”;Bulevardin “Bajram Curri”;Rrugën “Ibrahim Rugova”;Rrugën “Lek Dugagjini”; Rrugën “Dervish Hima”; Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;Rrugën “Abdyl Frashëri”;Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;Rruga pas Pallatit të Kulturës.
Kufizime në aksesin e disa blloqeve të banimit, veçanërisht në zonat në rrugët lidhëse me rrugën“.Papa Gjon Pali II” dhe “Ukraina e Lirë”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00.
Ditën e djeshme u mbajt etapa e parë e Giro d’Italia” në Shqipëri. Fitues i kësaj etape ishte Mads Pedersen, i skuadrës Lidl-Trek.