Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme në Euroneës, ku ka thënë se sipas detajeve të dhëna nga Tafani, dikush afër prokurores po e spiunonte atë tek grupi kriminal.
Sipas Lalës, shteti “u ngrit në këmbë” pikërisht sepse një person i afërt jepte informacion tek banda e Laert Haxiut mbi vendbanimin e prokurores, madje ajo ishte ndjekur dhe ishte fotografuar në marketet ku kryente pazar, apo ku nxirrte fëmijët për argëtim.
“Marjus Tafani tha se dikush pranë prokurores Doloreza Musabelliu po jepte informacion. Të dhënat ishin të natyrës se në çfarë shkolle i dërgonte fëmijët, ku ajo banonte, ku e kishte zonën bashkëshorti I saj avokat, cilat vende frekuentonte, ku nxirrte fëmijët për të pushuar apo lëvizur me biçikletë, cilat markete frekuentonte. Madje ka patur foto ku prokurorja Musabelliu është fotografuar duke bërë pazar në market.
Ju pyesni që a mund të hetojnë prokurorët kur janë nën presion. A e dini kur nisi revanshi ndaj krimit të organizuar në Itali, kur u vra Falcone dhe Borselino. Uroj të most ë ndodhë asgjë ndaj zyrtarëve të drejtësisë, por pika e vlimit është tani. Është momenti kur prokuroria e POosaçme po bën goditje ndaj peshqëve të mëdhenj të politikës”, tha gazetarja.
Kujtojmë se këtë të dielë, Policia e Shtetit mori në ruajtje prokuroren e SPAK, Doloresa Musabelliu, menjëherë mbasi i penduari Artan Tafani rrëfeu se si kreu i grupit Laert Haxhiu, kishte planifikuar eleminimin e saj apo të një të afërmi.