Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ka kallëzuar sot në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në lidhje me impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në kryeqytet.
Kallëzimi për Ballukun që është njëherazi zv/ kryeministre u depozitua nga dy përfaqësuesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Lulëzim Baumann.
Këta të fundit teksa po futeshin në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nuk u ndalën në një komunikim për mediat për të dhënë me tepër detaje rreth kallëzimit ndaj numrit dy të qeverisë. Kjo e fundit aktualisht është e angazhuar në fushatën elektorale si drejtuese politike e qarkut të Fierit.