Policia malazeze ka arrestuar 5 prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë, të cilët dyshohen se dhunuan 3 shtetas shqiptarë në Herceg Novi në Mal të Zi.
Raportohet se pesë të ndaluarit janë serbë të Bosnje Hercegovinës dhe identifikimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.
Tre të rinjtë shqiptarë ishin nisur për në Gjermani me një automjet me targa gjermane dhe sapo kanë zbritur nga trageti janë goditur me makinë dhe më pas është ushtruar dhune fizike.
Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi kane deklaruar se nuk ka pasur asnjë provokim nga ana tyre dhe se jane sulmuar pa asnjë shkak. Të parët kanë qenë famijarët ata që kanë denoncuar ngjarjen në rrjete sociale duke u çuar reagimin e forcave politike shqiptare Mal të Zi.