Dhunonte gruan e tij prej 17 vitesh, arrestohet shqiptari në Itali

Pas 17 vitesh ‘terror’, një grua gjeti guximin tu tregonte karabinierëve të Bolonjës për keqtrajtimet që kishte vuajtur prej disa kohësh nga bashkëshorti i saj shqiptar, shpesh përpara fëmijëve të saj të mitur.

Pas denoncimit, 46-vjeçari u arrestua.

Ndër episodet më të dhunshme ishte ai që ndodhi kur gruaja harroi të mbyllte derën hyrëse të shtëpisë. Për ta ndëshkuar, shqiptari e kishte mbyllur në banjë dhe e kishte rrahur, duke e tërhequr zvarrë për flokësh. Ai madje e ka dhunuar gruan, edhe kur ajo ishte shtatzënë.

Pas dëshmisë rrëqethëse të gruas për të gjithë dhunën, kërcënimet dhe fyerjet nga partneri i saj, gjykata e Bolonjës vendosi arrest me burg për 46-vjeçarin shqiptar.