Dhunohet me shkop bejsbolli 30-vjeçari në Korçë, ndalohen tre autorët

Një sherr me sende të forta është regjistruar pasditen e sotme në Korçë. Një 30-vjeçar nga Tirana është goditur me shkop bejsbolli nga tre persona, të cilët janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje.

Sa i takon të plagosurit, ai ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Mësohet se motivi i sherrit ka qenë një borxh i pashlyer i të plagosurit ndaj 3 autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.