Dhunë ndaj prindërve, 2 të arrestuar në Malësi të Madhe dhe Vaun e Dejës

Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Malësi të Madhe, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar prindërit e tij.

Ndërkohë po një 27 vjeçare, është arrestuar nga policia e Vaut të Dejës, e akuzuar për dhunë ndaj nënës së saj.

“Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin E. M., 26 vjeç, banues në Bajzë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Zh., 27 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj”- njofton policia.