Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar projektligjin që mund të çojë në ndalimin e rrjetit social Tik Tok në të gjithë botën.
Autoritetet amerikane kanë shprehur shpeshherë shqetësimin në lidhje me rreziqet që i kanosen të rinjve, ndaj edhe më parë kanë bërë përpjekje për të kufizuar sa më shumë aksesin në Tik Tok. Sipas disa ligjvënësve në SHBA, pronari i Tik Tok ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze.
Tashmë projektligji do të kalojë në Senat, ku nëse miratohet edhe aty, atëherë do të nënshkruhet nga Presidenti Joe Biden, i cili ka deklaruar se do të vendosë në bazë të votimit të Senatit.