Detaje tronditëse janë zbuluar pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar Dervish Hasi në Tiranë, i cili akuzohet se shfrytëzonte si prostitutë një 16-vjeçare.
Hasi, i cili kishte edhe tre gra të tjera, i kishte premtuar të miturës se së shpejti ajo do të bëhej gruaja e tij.
Mësohet se mjeku 42-vjeçar e shfrytëzonte 16-vjeçaren për marrëdhënie seksuale. Ai së bashkë me minorenen dhe tre gratë e tjera kryenin marrëdhënie seksuale në grup.
Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se këta persona kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.
Policia mori informacion për këtë shfrytëzim dhe ndërhyri kur e mitura shkoi në banesën e 42 vjecarit.
Dervish Hasi është emër i njohur për policinë, pasi i është vënë tritol në vitin 2019. Ai ka qenë i hetuar edhe nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.