Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, është shoqëruar në polici, së bashku me 11 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të SPAK, nga i cili janë arrestuar disa policë.
Bëhet me dije se mbi Breçanin rëndojnë akuzat për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Akuzat për të dyshuarit e tjerë janë pastrimi i parave, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
Grupi i strukturuar kriminal është zbuluar nëpërmjet bisedave në SkyEcc, ku kanë dalë komunikimet. Mes të arrestuarve është edhe djali i madh i Erzen Breçanit, i cili akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash.
Hetimet për këtë grup kriminal, po drejtohen nga prokurori Vladimir Marra.