Detaje të reja vijnë nga operacioni i policisë në shtëpinë e Eljon Hatos, mikut të Ervis Martinajt, ku efektivët u përballën me qentë e tij, duke vrarë njërin prej tyre.
Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia ka dhënë edhe detaje.
Mësohet se efektivët kanë patur qentë e tyre inteligjentë me vete dhe sapo kanë hyrë në oborrin e banesës, janë ndeshur me 2 qen të rracës kangal të shtëpisë, të cilët kanë qenë të zgjidhur. Sipas neës 24 qentë filluan të kacafyten mes tyre duke u bërë rrezik për efektivët kështu që zgjidhja e vetme ishte neutralizimi i tyre.
Policia nuk ka gjetur asgjë të jashtëligjshme apo prova kompromentuese në banesë, por të vetmet prova kanë qenë ato që kanë treguar se Eljon Hato mund të ketë qenë në banesë dhe është larguar pak para mbërritjes së policisë duke i lënë qentë të lëshuar me qëllim.