Detaje të reja nga dhunimi i të riut në Tiranë, dëshmia para hetuesve: Një prej agresorëve më goditi me qytën e pistoletës

Detaje të reja kanë dalë nga dhunimi me sende të forta i 21 vjeçarit Hysen Xhakolli mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë.

Ai ka qenë në makinë i shoqëruar nga një vajzë, kur disa persona i kanë bërë pritë dhe e kanë qëlluar. I riu është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar.

Burime bëjnë me dije se në dëshminë para hetuesve, ai ka thënë se një nga autorët e ka qëlluar në kokë me qytën e pistoletës. Konflikti dyshohet se ka qenë për shkaqe banale, por që ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar.