Detaje nga ngjarja e rëndë në Fier/ Xhaxha e nip po pinin kafe, autori i ekzekutoi me automatik në lokalin e tyre

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku mbetën të vrarë xhaxha e nip.

Mësohet se dy viktimat po pinin kafe në lokalin e njërit prej tyre, kur autori, bashkëfshatar i tyre, Altin Kuka, u ka shkuar me automatik dhe i ka qëlluar me breshëri.

Lavdimir dhe Gramos Kurti sipas policisë kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Shkak dyshohet se është bërë një grindje mes fëmijëve të mitur ditën e djeshme, por ata kanë patur edhe konflikte të mëhershme. Gjithashtu, ka dyshime që autori të jetë ndihmuar edhe nga një person tjetër.

Sipas Drejtorit të policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj, i cili doli në një deklaratë për mediat duke dhënë sqarime për rastin, 49-vjeçari është vetëdorëzuar pak pasi kreu vrasjen.

“Rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi Altin Kuka, banues në Fier dyshohet si autori i ngjarjes së ndodhur, duke vrarë me armë zjarri automatik dy shtetas, xhaxha dhe nip, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Pas kryerjes së këtij akti kriminal shtetasi Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një grindje që ka ndodhur mes djalit të tij dhe dy viktimave”, tha Hasanaliaj,