Një 57-vjeçar i identifikuar nga Kosova është shpallur në kërkim, pasi automjeti të cilin drejtonte u ndal nga Policia teksa po transportonte emigrantë të paligjshëm.
Shtetasi kosovar mësohet se po transportonte 29 emigrantë nga Siria, ndërsa ka mundur të arratiset duke braktisur furgonin e duke shfrytëzuar errësirën.
Sipas uniformave blu mësohet se transporti kryhej përmes pagesave nga 1000 deri në 8500 euro për person.
Makina e 47-vjeçarit është ndaluar në korsinë “Milot-Morinë”, gjatë operacionit “Korsia”.
Policia njofton se vijon puna për kapjen e shoferit.