Deputeti socialist Xhemal Qefalia në SPAK, merret në pyetje për “21 Janarin”

Ditë e ngarkuar sot për prokurorët SPAK, pasi që në orët e para të punës kanë mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dy socialistë.

Pas Ardian Çelës, në SPAK ka shkuar edhe deputeti Xhemal Qefalia, i cili do të merret në pyetje si person në dijeni për “21 Janarin”.

Kujtojmë se rreth 1 muaj më parë gazetari Artan Hoxha dorëzoi në SPAK një kasetë të komunikimit mes drejtuesve të Gardës në momentin që ndodhi masakra me 4 të vrarë në bulevard.