Deputeti i PD, Flamur Noka paraqitet në SPAK

Deputeti i PD-së, Flamur Noka është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të premteje. Aktualisht nuk dihet ende arsyeja se përse ligjvënësi demokrat ështe thirrur në Prokurorinë e Posaçme, por mediat shkruajne se ka të bëjë me krimet zgjedhore të denoncuara prej tij.

Para se të futej në ambientet e SPAK, ai përshëndeti gazetarët duke u thënë “ku i keni të tjerët” dhe më pas u fut në Prokurorinë e Posaçme.

Pritet nëse kur do të dalë nga SPAK, ai do të ndalet në një komunikim për gazetarët për të treguar edhe arsyet se përse u thirr nga prokurorët e posaçëm.