Disa deputetë të opozitës kanë dërguar në Kuvend projektligjin për votën e emigrantëve, duke iu bashkuar kërkesës së përfaqësuesve të “Diasporës për Shqipërinë e Lirë”.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, së bashku me Jorida Tabakun, Fatmir Mediun, Agron Duka, Emilja Koliqi, Dhurata Çupi dhe Agron Gjekmarkaj, kanë firmosur kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës.
Rreth një vit më parë Gjykata Kushtetuese vendosi që të detyrojë Parlamentin të rregullojë votën e emigrantëve, duke iu mundësuar edhe atyre të votojnë në vendin tonë. Mazhoranca dhe opozita kanë deklaruar gjithmonë se janë pro votës së emigrantëve, por deri më sot nuk ishte dnërmarrë asnjë hap ligjor.
Tashmë pritet se çfarë do të vendosë Kuvendi, teksa ende ka një ngërç për Reformën Zgjedhore, për të cilën mazhoranca dhe opozita nuk kanë asnjë dakordësi, duke filluar nga anëtarët e Komisionit të kësaj Reforme.
