Denoncoi djalin e bashkëjetuesit për marrëdhënie intime me vajzën e saj 12-vjeçare, e ëma: Ai më thoshte e kam si motër

Është zbardhur dëshmia e Mirela Bosit, nëna e 12-vjeçares e cila dënoncoi djalin e bashkëjetuesit se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh.

Gruaja tregon se marrëdhënien mes tyre e ka mësuar nga telefoni, ku kishte parë foto të tyre të përqafuar dhe disa biseda. Ajo po ashtu ka thënë më tej se prej tre vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë.

Mes të tjerave ajo shprehet se lidhjen e vajzës së saj, me 29-vjeçarin e kishte zbuluar para dy muajsh por nuk bëri denoncim pasi kishte frikë nga bashkëjetuesi.

“Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rrinte e mbyllur.  E zbulova nga telefoni.  Ai e pranoi ndërsa psikologia më tha sot që ata duhen të dy.  Vajza më thotë e kam si vëlla por mendoj se bëjnë lojë me mua. Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë.  Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij.  Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda.  Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani. Nuk më tregon vajza asgjë.  Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjëtuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë”- ka thënë gruaja.