Partia Demokratike ka denoncuar sot mungesën e disa barnave në tregun farmaceutik shqiptar.
Deputetja e PD Albana Vokshi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se një prej barnave që mungon është dhe “Ventonil”, që përdoret në gjendjen e krizave të astmës. Madje ajo shton se mungon edhe ilaçi zëvendësues dhe të sëmurët me astmë janë pa ilaçe.
Më tej Vokshi e cilëson si kriminale, mosreagimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe i bën thirrje për të ndërhyrë për të siguruar ilacet që janë jetike për pacientët.
REAGIMI:
#SKANDALI me mungesën e barnave në treg!!!
Në tregun farmaceutik është një situatë skandaloze me mungesat e shumë barnave.
Njëri prej tyre është edhe Ventolin që përdoret për të sëmurët me Astëm.
Ventolin është ilaç që veç të tjerash, përdoret në gjendjet e krizave të astmës.
Nuk mbaron këtu! Edhe zëvendësuesit e tyre mungojnë në treg!
Praktikisht, të sëmurët janë pa ilace e pa zgjidhje!
Ministria e Shëndetësisë nuk mund të lajë duart e të thojë: e ka privati (importuesi) në dorë!
Është kriminale mos reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministres Albana Kociu.
Shërbimi shëndetësor dhe njekimi është e drejtë kushtetuese. Sigurimi i mjekimeve e kurave është përgjegjësi direkte e Qeverisë dhe Ministrisë e cila duhet të ndërhyjë për të siguruar ilacet që janë jetike për pacientët.
Qeveria duhet të ishte garant i mbrojtjes dhe shëndetit të qytetarëve!
Ministria e Shëndetësisë duhet #Urgjentisht të marrë të gjitha masat e domosdoshme për sigurimin sa më parë të Ventolin dhe barnave të tjera që janë mungesë në treg.