Denoncimi i krimeve zgjedhore, SPAK tregon se si të veprojnë qytetarët

Edhe pse kryeministri Edi Rama e quajti një lajthitje të momentit, SPAK ka ngritur një taskforcë për zgjedhjet e 11 Majit për hetimin e krimeve zgjedhore.

Megjithatë pak ditë më parë, SPAK nënshkroi protokollin e përbashkët me KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme duke nënvizuar se çdo veprim kundër votës së lirë do të marrë përgjigjen e duhur ligjore.

Prokuroria e Posaçme nuk ka humbur kohë, dhe tashmë fton qytetarët që të denoncojnë raste apo dyshimet për krim zgjedhor dhe mënyrën se si ata të bejnë denoncimin e tyre në faqen zyrtare të SPAK përmes linkut: https://spak.gov.al/denonco-krimin-zgjedhor

Cdo person që siguron prova për krim zgjedhor do duhet të plotësojë fushat e pasqyruara në faqe si Emer Mbiemer, nr i indentifikimit si dhe zgjedhja nese është person fizik apo juridik. Pasi plotëson të gjitha fushat në lidhje me vepren penale që denoncuesi mendon se personi i kallzuar ka shkelur ligjin, në faqe jepet hapsira për përshkrimin e situatës e deri tëk pasqyrimi me foto video apo deokument.

Kujtojmë se SPAK ka ngritur një task forcë, e cila do të përfshijë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, ekspertë dhe staf administrativ mbështetës. Sa i përket grupeve hetimor në terren, Prokuroria e Posaçme njoftoi se do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.