Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn, i cili një vit më parë vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Camak.
Prokuroria kishte kërkuar 25 vite burg për Përlleshajn, ndërsa Gjykata ka dhënë dënimin me 15 vite burg. Babai i Martin Camit tha sse ky vendim është rreze drite për familjen e tij, ndërsa dhimbja e tyre është e madhe.
“Ngjarjen e Martinit e di gjithë Tirana. Ne heshtim dhe shpesh herë heshtja vret. Shkolla nuk ka kërkuar as pendesë, asgjë. Kur flasim për çështjen qysh të premten dhe me një SMS mund të shpëtonim jetë… shkolla nuk na njoftuar”- u shpreh ai për gazetarët.
Ndërkohë avokati i familjes së të miturit të ndjerë u shpreh se gjykata bëri drejtësi pasi e trajtoi me dinjitet këtë ngjarje.
“Kemi një vendim gjykate që është i drejtë, Janë cilësuar dy vrasje në vendim. Ne mendojmë që nuk është çështje dënimi, por drejtësie”- u shpreh ai.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ku humbi jetën Martin Cani u regjistrua më 18 nëntor 2024, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Vrajsa e 14-vjeçarit Martin Cani tronditi shoqërinë shqiptare. Qytetarë, familjarë por edhe organizata të shoqërisë civile zhvilluan disa protesta duke kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Po ashtu kërkuan më shumë siguri në shkolla.