Deklarata e Ramës nuk pritet mirë, vjen reagimi i parë i Vetëvendosjes: Më mirë të heshtë! KFOR-in në veri e do vetëm Serbia

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës nuk është pritur mirë në Kosovë, teksa ka Ardhur edhe reagimi i parë.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, shkruan se heshtja e kryeministrit shqiptar për disa ditë do të ishte ndihma më e mirë për Kosovën.

Sipas saj, ndërhyrjen e KFOR-it në veri e do vetëm Serbia, ndaj qeveria e Kosovës nuk ka kërkuar asnjëherë ndërhyrjen e trupave ndëkrombëtar në veri të vendit dhe as nuk do ta bëjë këtë.

“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës.

Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, shkruan Mihali.