Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë sot, ku tha se në PD, Flamur Noka dhe Albana Vokshi janë më të urryerit. Gjatë një interviste të dhënë për “Breaking”, Sula kritikoi kolegët e tij, duke i përmendur me emra.
Ndërkohë ai tha se nuk mbështet asnjë demokrat në këto zgjedhje. Sa i takon rezultatit në qarkun e Elbasanit, ai tha se 9 mandate i merr PS, 4 mandate PD dhe një e marrin partitë e reja. Këto të fundit, tha Sula, do të jenë ato që do t’i marrin mandatin e pestë PD-së në Elbasan.
Sula tha se nëse në këtë qark do të kishte figura të tjera, PD do të arrinte që të merrte 6 mandate në zgjedhjet e 11 Majit.
“Do të përmend edhe dy emra që i urrejnë demokratët, jo më shqiptarët. Flamur Noka dhe Albana Vokshi, të cilët u dhembin sytë demokratëve, jo më qytetarëve shqiptarë”- u shpreh Sula. Mos e thëntë zoti që PD të bie në duart e një personi që nuk dua as ti përmend emrin, jo të ikësh nga partia pastaj, por nga Shqipëria”- u shpreh Sula duke thënë se ai do jetë fundi i partisë.