Degradon sherri për pronat në Pogradec, vëllai i lë plumbin në derën e banesës vëllait të tij

Një person është proceduar penalisht nga Policia e Pogradecit për shkak të një kërcënimi të bërë ndaj vëllait të tij.

Sic informojnë blutë e Pogradecit, shtetasi h.Ç ka kanosur vëllanë e tij, duke i lënë një fishek luftarak te dera e banesës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie mes dy vëllezërve.

“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. Ç., pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka kanosur vëllanë e tij, duke i lënë një fishek luftarak te dera e banesës.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.