Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e komisionit të Sigurisë Kombëtare ku deputeti i PD Ervin Saluanji ka replikuar me kryetarin e Komisionit Nasip Naçon dhe deputetin e PS Alban Xhelili.
Debati nisi pasi Salianji deklaroi se në aksionet policore, për të cilat shprehu rezerva, nuk kapen autorët e vërtetë të krimit.
Ai kërkoi që të pranishëm për të dhënë llogari për aksionet e fundit duhet të ishin ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku. Kërkesa e Salianjit u ironizua nga kryetari i Komisionit Nasip Naço i cili tha se nuk po bëhen dot 7 deputetë saç e kërkon rregullorja për ta bërë këtë kërkesë.
Ndër të tjera gjatë debatit pa mikrofon, demokrati e akuzoi deputetin e PS, Xhelili se këtë të fundit e ka sjell krimi organizuar në Kuvend.
“ E di unë shumë mirë kush je ti! Të ka sjellë krimi në Kuvend”.
Më herët, Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri kërkoi që Edi Rama të sqarojë deklaratat e tij për Kosovën për të cilat tha se ishin të papapranueshme të deklarohet se “Kosova është tokë e askujt”.
Por Nasip Naço, ka tentuar ta kalojë me ironi, teksa është shprehur se opozitarët ankohen në Kuvend se i bullizon kryetari.
Ervin Salianji i është kthyer me të njëjtën monedhe, teksa tha se për socialistët Edi Rama është Zoti dhe ata lutem vetëm tek ai.
Xhaferraj: Zoti kryeministër ka folur në një të përditshme prestigjioze të huaj se veriu i Kosovës është tokë e askujt. Ka pasur një prononcim për Kosovën në një konferencë jashtë. Ai është kryeministri i Shqipërisë, por ne kemi detyrimin sepse përfaqësojmë qytetarët. Ftoj kryeministrin që të japë shpjegime për të gjitha këto. Duhet të thërrasin dhe Guvernatorin e BSH, pasi mijëra qytetarë prezantohen me rinjtë të konsiderueshme të këstit të kredisë, deri në 25%. Kjo si pasojë e kontratave me bankat dhe rritjen.
Naço: Faleminderit për çështjet prej 360 gradë, folët për gjithçka. Harruat diçka, për nenin e rregullores. Ju kanë kapur në gabim, pasi keni kërkuar thirrjen e ministrit të Brendshëm, por ishit bërë 6 deputetë, dhe duheni 7.
Xhafaj: Nuk ke të drejtë që të futesh në diskutimet tona. As neni 12 as ai 36 nuk e ndryshojnë qëndrimin për çështjen në Kosovë. A ka mundësi që të na japësh një shpjegim se ku hyn axhenda personale?
Naço: Po ti ç’ ke. E kisha me zotin Salianji…
Salianji: Meqë thatë se i lutemi zotit, lutuni te Rama, se atë keni Zot apo perëndimi. Në këtë komision duhet të zbatoni kushtetutën dhe ligjin.
Naço: Kërkesën tjetër, që të vijë ky apo ai…Doni prapë pastaj dhe thoni; kryetari i Komisionit na bullizon.