Banorët e fshatit Zhamë të Lushnjës janë përballur me një situatë të pazakontë sot teksa kanë shkuar në qendrën e votimit. Teksa prisnin dhomën e fshehtë të votimit ata janë përballur me një dollap rrobash.
Qytetarët janë futur në dollapin e kthyer në dhomë e fshehtë të votimit dhe kanë ushtruar të drejtën e votës. Kjo situatë ka shkaktuar çudi edhe te vetë banorët.
Sot u drejtohen kutive të votimit 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.