Çmimet e medikamenteve në Shqipëri më të larta se në BE, denoncimi: Shumica e tyre të pacertifikuara nga EMA

Çmimet farmaceutike në Shqipëri nuk njohin krizë financiare. Konsumi i tyre në vendin tonë është rritur edhe për shkak të plakjes së popullsisë, mirëpo çmimet janë më të larta se në vendet e BE, ndonëse siguria e tyre lë për të dëshiruar. Një denoncim i bërë nga deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se në vendin tonë pengohet ardhja e medikamenteve të kompanive perëndimore të certifikuara nga EMA.

“Kjo stimulon kontrabandën e medikamenteve të sigurta”, thuhet më tej.

“Te keq mjekuar dhe te vjedhur!

Ne Shqiperi, ne farmaceutike ka dhe dy fenomene tejet negative:

1- Cmimet e medikamenteve “te sigurta” jane shume me te larta se ne vendet e BE.

2- Tregu dominohet nga medikamente te origjines “se pa sigurte”!

Ne menyre te qellimeshme pengohet ardhja e medikamenteve te kompanive perendimore, te certifikuara nga EMA, pra “te sigurta”.

Qofte duke mos u vendosur keto ne listen e rimbursimit, qofte edhe duke mos zbatuar parimin “liberalizim i kontrolluar” ne procedurat e importit.

Kjo sjell mbushjen e tregut me medikamente te “origjines jo te sigurte”, si dhe cmime te larta per ato te pakta te “sigurtat”.

Kjo stimulon edhe “kontrabanden” e ketyre te fundit.

E nxitur nga politikat e gabuara e korruptive te shtetit, qe favorizojne medikamentet me “origjine jo te sigurte”, kur duhejte ndodhte e kunderta!

Dy shembuj:

–Ung. Locoidon, certifikuar nga EMA, ne Itali shitet 7,9 E tubeta.

Ne Shqiperi i njejti prodhim italian kushton 1630 leke, pra mbi dy here me shume.

Pa llogaritur ketu qe ne Itali e merr gratis nga rimbursimi.

–Nje medikament tjeter „i sigurte“ psh. Daktarina, qe vinte nga Italia prej kompanise Janssen, prej muajsh eshte zhdukur nga qarkullimi.

Dhe eshte zevendesuar ne treg nga prodhimi serb Daktanol.

Tashme terheqja e kompanive te medha Perendimore eshte nje fenomen i gjere, per shkak te politikave te mbrapeshta ne Shqiperi.

Duke mbushur tregun me prodhime lindore, apo vendase te pa certifikuara nga EMA.

Ne nje kohe qe ne duhet te stimulojme ne tregun tone medikamentet e certifikuara nga EMA dhe qe qarkullojne ne vendet kryesore te BE.

Fatkeqesisht e kunderta ndodh ne shumice ne vendin tone, qofte me cmimet e medikamenteve, qofte me origjinen e tyre.

Pra shqiptareve u ofrohen medikamente:

1-Me cmime shume me te larta se psh ne Itali per ato “te sigurtat”.

2-Ose medikamente te origjinave “jo te sigurte”, me te cilat eshte mbushur tregu.

Kjo eshte nje “politike” farmaceutike kokeposhte, klienteliste, krejt e kundert me cilesine e mjekimit e nevojat e financat e qytetareve.

Qe ne analize te fundit rrit ndjeshem edhe per shtetin koston reale te mjekimit”, shkruan deputeti.