ChatGPT i përgjigjet Fevziut: Ermal Hasimja, kandidati ideal i opozitës për Tiranën

Nuk kanë mbetur shumë ditë deri në 9 Nëntor, kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën, por opozita ende nuk e ka gjetur kandidatin e saj që do të rivalizojë Ogerta Manastirliun e Partisë Socialiste.

Në emisionin  “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu ka pyetur Inteligjencën Artificiale për t’i dhënë një përgjigje në lidhje me kandidatin më të mirë që mund të nxjerrë opozita në zgjedhjet e 9 Nëntorit.

ChatGPT ka dhënë 3 emra, 2 prej të cilëve janë figura politike, siç janë Arlind Qori, drejtues i Lëvizjes Bashkë, dhe Ilir Alimehmeti, që kandidoi për deputet me Partinë Demokratike, që shihen si dy figura të besueshme për qytetarët e kryeqytetit.

Emri i tretë ishte jo-politik, ashtu siç partitë opozitare janë dakordësuar për të nxjerrë në garë, teksa emri që dha Inteligjenca Artificiale është një prej atyre që janë përfolur ditët e fundit, politologu Ermal Hasimja.

Për këtë të fundit, Inteligjenca Artificiale thotë se është: figurë e qetë, intelektuale, me aftësi analitike dhe komunikim të saktë, i njohur për qëndrime kritike por pa retorikë të egër politike. Gjithashtu, në përgjigje thuhet se Hasimja ka një lloj autonomie morale, që i jep kredibilitet.  

Ermal Hasimja duket si emri më i avantazhuar për momentin nga kandidatët e përfolur, teksa edhe për Inteligjencën Artificiale, ai do të ishte emri i duhur që opozita të mund të rivalizonte denjësisht Ogerta Manastirliun, për të patur mundësi të fitojë përballë kësaj mazhorance.

Tashmë gjithçka është në dorën e opozitës dhe Partisë Demokratike, nëse do të zgjedhin një kandidat jo-politik siç është rënë dakord dhe do të kenë mbështetjen e të gjithë partive opozitare, apo do të dalë me një kandidat tjetër.