Një situatë e parecedentë është regjistruar në Tiranë vetëm pak minuta para orarit zyrtar të mbylljes së orarit zyrtare të votimit..
Përfaqësues të opozitës kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe bllokimin e një zyre të Partisë Socialiste, pranë shkollës “Petro Nini”.
Sipas PD, brenda kësaj zyre janë kapur duke qëndruar eksponentë të Partisë Socialiste
Zyra e PS ishte pa logo, e cila sipas PD është brenda perimetrit të qendrës së votimit në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
Përfaqësues të Aleancës për Shqipërinë Madhështore si Adriana Kalaja, Tedi Blushi e të tjerë kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë pasi kanë shprehur dyshimet se brenda kësaj zyre ndodhen eksponentë të Partisë Socialiste mes të cilëve Erion Braçe dhe janë me lista dhe sende të dyshimta.
Ata kanë kërkuar bllokimin e këtij ambienti. Policia vijon të qëndrojë para kësaj zyre me qëllim shmangien e përplasjes fizike mes mbështetëve të partive.
PD pretendon se ka materiale filmike, të cilat sipas saj tregojnë eksponetë të PS që qëndrojnë afër qendrës së votimit në shkelje flagrante me ligjin zgjedhor.