Çfarë ndodhi sot në Vlorë? Dy persona gjenden të pajetë në banesat e tyre

Dy persona janë gjetur të pajetë në banesat e tyre në Vlore. Në rastin e parë, policia njofton se në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë pa shenja jete 58-vjeçari me iniciale A.C. Ky i fundit dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Ndërkohë i rëndë është rasti i të moshuarit me iniciale C.C në Vlorë. 90-vjeçari dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij.

“Sot, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. C., 58 vjeç, i cili dyshohet se e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.  

Në lagjen “28 Nëntori”, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi C. C., 90 vjeç, i dyshohet se është vetëvarur” -njofton policia.