Ngjarje Archives - Ditar.al

Sondazhi nga Euromedia Research dhe Ditari: Liderët e rinj fitojnë terren për zgjedhjet e 11 Majit (REZULTATET PËR SECILIN)
Na ndajnë më pak se 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare në vendin tonë, teksa partitë politike kanë filluar fushatën elektorale, pavarësisht se zyrtarisht do të hapet vetëm 1 muaj para zgjedhjeve.

Siç ndodh shpesh përpara zgjedhjeve, sondazhet janë një pikë referimi për atë që pritet të ndodhë në zgjedhje, ndaj edhe priten me shumë interes nga qytetarët shqiptarë, për të kuptuar se cilat parti do të jenë më të votuarat.

Media Ditari ka nisur një bashkëpunim me Euromedia Research, një nga institutet më të rëndësishme që operon në Itali në kërkimin e tregut, i cili ka bashkëpunuar më herët me media dhe emisione të njohura italiane si Porta a Porta të moderatorit të njohur Bruno Vespa, për disa sondazhe deri në zgjedhjet e 11 Majit.

Rezultatet e sondazhit të kryer në fillim të muajit Dhjetor, ku janë pyetur 1200 qytetarë në të gjithë Shqipërinë, tregojnë se shqiptarët janë të zhgënjyer nga politika dhe nuk besojnë se politika ka kapacitet që të zgjidhë problemet e tyre.

Rreth 72.4% prej tyre nuk kanë besim se politika do t’u zgjidhë problemet, ndërsa vetëm 26.8% i besojnë politikës.

<svg xmlns="http://www.w3.org/2000/svg" width="12" height="12" fill="none" viewBox="0 0 12 12">
<path fill="#fff" d="M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z" />
</svg>

Për 38.8% të qytetarëve të pyetur, situata në Shqipëri në 4 vitet e fundit është përkeqësuar, ndërsa 35.4% mendojnë se është përmirësuar. 24.8% mendojnë se situata nuk ka ndryshuar.

“Mund të themi se këto janë shumë të ftohta, pasi 72,4% e qytetarëve nuk e vlerësojnë pozitivisht dhe nuk kanë shumë besim te politika lokale. Mund të thuhet gjithashtu se gjatë katër viteve të fundit, 38,8% e shqiptarëve mendojnë se situata në Shqipëri është përkeqësuar, ndërsa 35,4% e tyre mendojnë se situata është përmirësuar. Një në katër shqiptarë mendon se situata ka mbetur e njëjtë”, shprehet Alessandra Paola Ghisleri, drejtoresha e Euromedia Research.

<svg xmlns="http://www.w3.org/2000/svg" width="12" height="12" fill="none" viewBox="0 0 12 12">
<path fill="#fff" d="M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z" />
</svg>

Liderët e rinj politikë duket të kenë fituar besimin e qytetarëve, pasi kanë arritur të jenë edhe më lart se vetë kryeministri Rama, i cili prej vite me radhë dominonte sondazhet e besueshmërisë. Sondazhi i Euromedia Research tregon se më i besueshmi ndër liderët politikë është Agron Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia gëzon besimin e 40.4% të qytetarëve të pyetur, duke lënë pas vetes kryeministrin Rama me 34.7%. Në vendin e tretë është po një lider i ri, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet”, i cili ka 34.6% të qytetarëve që i besojnë.

Pas tij vjen Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë” me 23.8%, ndërsa vetëm vendi i pestë për Sali Berishën me 17.6%. Në vendin e gjashtë ndodhet Endri Shabani me 13.1%, teksa në fund të sondazhit renditet Ilir Meta, me vetëm 3.3%.

“Pavarësisht kryeministrit Edi Rama, i cili gëzon një nivel të lartë besimi (34,7% në një shkallë nga 1 deri në 100), po shfaqen dy figura të reja në horizontin politik lokal. I pari është Agron Shehaj, i cili regjistron një indeks besimi prej 40,4%, dhe i dyti është Adriatik Lapaj, i cili me 34,6% barazon praktikisht me kryeministrin aktual”, thekson Alessandra Paola Ghisleri.

<svg xmlns="http://www.w3.org/2000/svg" width="12" height="12" fill="none" viewBox="0 0 12 12">
<path fill="#fff" d="M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z" />
</svg>

Nëse deri disa vite më parë votohej në bazë të bindjeve të familjes, sot kjo situatë ka ndryshuar. 78.5% e qytetarëve të pyetur thanë se nuk ndikohen nga askush se për kë do të votojnë, ndërsa 15% vijojnë të ndikohen nga familja.

<svg xmlns="http://www.w3.org/2000/svg" width="12" height="12" fill="none" viewBox="0 0 12 12">
<path fill="#fff" d="M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z" />
</svg>

Televizionet kombëtare vijojnë të mbeten burimet kryesore për lajmet dhe analizat mbi politikën, pavarësisht se sipas sondazheve ndërkombëtare, televizionet shqiptare konsiderohen më të anshmet dhe me besueshmërinë më të ulët në rajon.

Por kohët e fundit rrjetet sociale dhe portalet online kanë fituar terren, respektivisht me 27.5 dhe 13% të qytetarëve që i konsiderojnë si burimet kryesore të informacioneve mbi politikën.

<svg xmlns="http://www.w3.org/2000/svg" width="12" height="12" fill="none" viewBox="0 0 12 12">
<path fill="#fff" d="M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z" />
</svg>

Edhe pse shqiptarët janë një popull që e ndjekin me shumë interes politikën, entuziazmi i tyre për të votuar është shumë i ulët. Kjo vjen për shkak të besueshmërisë që ata kanë te politika. Nga 1 deri në 10, të anketuarit kanë votuar mesatarisht 6.63 mbi entuziazmin e tyre politik, një shifër e konsideruar e ulët nga drejtuesit e Euromedia Research.

<svg xmlns="http://www.w3.org/2000/svg" width="12" height="12" fill="none" viewBox="0 0 12 12">
<path fill="#fff" d="M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z" />
</svg>

The post Sondazhi nga Euromedia Research dhe Ditari: Liderët e rinj fitojnë terren për zgjedhjet e 11 Majit (REZULTATET PËR SECILIN) appeared first on Ditar.al.

Shqipëria po lind si Amerika, shkrimi i gazetarit për Kuvendin e parë në 1921
Ilir Ikonomi

Hapja e parlamentit të parë shqiptar në Tiranë më 21 prill 1921, tërhoqi vemendjen e korrespondentit të gazetës Chicago Daily News, i cili na jep një përshkrim të rrallë në numrin e datës 26 prill, si dëshmitar i ngjarjes. Kuvendi u mblodh në shtëpinë e Zija Toptanit, ku sot ndodhet Akademia e Shkencave. Dritaret e sipërme të ndërtesës në foto, që shohin nga Rruga e Elbasanit, janë të sallës ku u mblodhën deputetët, e cila sipas korrespondentit i ngjante një klase shkolle.

Ja përkthimi i plotë:

SHQIPËRIA E RE PO LIND THUAJSE SI AMERIKA

“Paanshmëria e rreptë dhe e sinqertë me fqinjët”, shpallet si synim i vendit.

Nga EDGAR ANSELM MOWRER

Tiranë, Shqipëti, 22 prill – Për herë të parë në jetën time jam i pranishëm në lindjen e një shteti. Në prani të përfaqësuesve të Italisë dhe Britanisë së Madhe dhe anëtarëve të Kryqit të Kuq Amerikan u zhvillua sot seanca e dytë e Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa shikoja punimet, mu kujtuan rrëfimet historike për seancat e gjata që mbaheshin dikur në Filadelfia, nga të cilat dalëngadalë lindi kushtetuta amerikane. Të huajt që janë të prirur të qeshin me shqiptarët – me varfërinë e tyre, mungesën e përvojës, mentalitetin turk dhe grindjet personale apo fetare, duhet të kujtojnë se si u formuan Shtetet e Bashkuara.

Organet qeverisëse, të dala prej kuvendit të patriotëve, përbëhen nga një lloj regjence prej katër anëtarësh, me një kabinet dhe një dhomë deputetësh, por vetëm tani përfaqësuesit e parlamentit, i pari i zgjedhur ligjërisht dhe me votën e popullit, mblidhen si individë të lirë. Duke përshëndetur anëtarët e organit ligjvënës, Dr. (Mihal) Turtulli i regjencës tha se politika shqiptare bazohet në “asnjanësinë e rreptë dhe të sinqertë me fqinjët” dhe se shpresonte që negociatat e pritshme për zbrazjen e trojeve shqiptare të mbajtura në mënyrë të paligjshme nga vendet e tjera do të përfundonin me sukses.

“Që Shqipëria është në gjendje të shkëlqyer, – tha ai, – këtë e tregon legjitimiteti i zgjedhjeve dhe qetësia që mbretëron në të gjithë vendin”.

VENDI NDESHET ME VËSHTIRËSI.

Megjithatë, Shqipëria po përjeton disa vështirësi. Rivaliteti fetar ka penguar zgjedhjet në Shkodër; zgjedhjet e Dibrës po kontestohen, ndërsa qarku i Himarës, ku grekët janë të fortë, ndodhet në një lloj revolte. Në Gjirokastër dhe Korçë elementi shqiptar ka mbizotëruar plotësisht.

Anëtarët e parlamentit të ri janë jashtëzakonisht demokratikë. Sot në mëngjes, me miratim të njëzëshëm, u hoqën titujt “bej” dhe “pasha” me origjinë turke dhe një nga aktet e para të asamblesë së re do të jetë miratimi i ligjit për heqjen e të gjithë titujve. Tani e tutje të gjithë njerëzit do të quhen “zoti” ose “z.”. Parlamenti i ri ndoshta do të jetë republikan edhe në frymë dhe, ndonëse mendohet se një formë monarkike e qeverisjes ka disa avantazhe, vendi mund të shpallet Republika e Shqipërisë.

Disa nga dallimet fetare u zgjidhën pjesërisht sot në mëngjes, kur Imzot Fan Noli dhe kleriku mysliman Hoxha Kadri, bashkëpunuan si pjesë e një komisioni. Asambleja e re është shumë nacionaliste. Procedurat janë solemne dhe seancat po zhvillohen në një sallë që duket si klasë shkolle në shtëpinë e dikurshme të familjes së Esat Pashës. Gjithçka është tepër e thjeshtë. Anëtarët e asamblesë janë të tipeve nga më të ndryshmit, nga evropiani kozmopolit e deri te kryeplaku i fshatit. Anëtari më i vjetër, që është kryetari i përkohshëm, ka moshën nën 60 vjeç dhe Asambleja është ndoshta më e reja në botë si moshë. Shumë prej deputetëve mbajnë feste shqiptare të zeza ose të bardha, ndërsa të tjerë nuk kanë asgjë në kokë. Hoxha Kadri mban një çallmë të bardhë mbi fesin e kuq.

NJË KUVEND PIKTORESK DHE SOLEMN.

Asambleja është sa piktoreske aq edhe solemne. Përbërja e saj duhet t’i bindë pesimistët se e kanë gabim kur deklarojnë se luftërat fetare do ta përçajnë Shqipërinë dhe kur flasin me përbuzje, duke e quajtur këtë vend një “Turqi të vogël”. Sigurisht që vështirësitë janë të mëdha, por vullneti për t’i tejkaluar ato dhe patriotizmi i madh i anëtarëve, për mendimin tim, janë në nivelin e vështirësive.

Vendi ka nevojë për ndihmën e huaj. Dështimi i fuqive për ta njohur Shqipërinë mund ta vonojë, por nuk mund të pengojë përgjithmonë formimin e këtij shteti të ri, ideali i të cilit janë Shtetet e Bashkuara. Sot shqiptarët po kryejnë me vetëbesim punën për shndërrimin e fshatit të Tiranës në kryeqytetin e një shteti të vogël, por aktiv dhe modern.

The post Shqipëria po lind si Amerika, shkrimi i gazetarit për Kuvendin e parë në 1921 appeared first on Ditar.al.

Çfarë ndodh darkave në vilën e plazhit të Trump, ku një vend kushton deri 1 milionë dollarë
Në pritje të marrjes së presidencës në 20 janar nga Donald Trump, pallati i tij hispano-moresk është shndërruar në qendrën e pushtetit, duke tërhequr oborrtarë të etur, biznesmenë dhe të mëdhenjtë e botës, në një përzierje të çuditshme mes biznesit dhe politikës

Nouvel Observateur/ Perktheu T. Çela, Lapsi.al

Çdo natë zhvillohet rituali i të njëtit cirk. Donald dhe Melania Trump bëjnë hyrjen e tyre madhështore në sallë rreth orës 19:30, nën duarrokitjet e të ftuarve që qëndrojnë në këmbë dhe këndojnë “U-S-A, U-S-A”. Pasi mbreti ulet, fillojnë të serviren arragostat me perime të gatuara. Biznesi mund të fillojë.

Që nga zgjedhja e republikanit, më 5 nëntor, pallati ekstravagant i Mar-a-Lago, në Palm Beach, Florida, është pushtuar nga oborrtarë, miliarderë, krerë shtetesh, kandidatë për administratën e ardhshme…

Një faunë eklektike që kërkon, nën shkëlqimin e llampadarëve kitsch, të ndikojë në politikat e mandatit të dytë presidencial të Trump.

Nën harkun e kuq të pallatit stil rococo shihen të kalojnë edhe anëtarët të ekipit të tij të ardhshëm – drejtoresha e re e inteligjencës, Tulsi Gabbard, sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr, po ashtu si edhe të njohur të vjetër të galaksisë trumpiste, si gazetari konservator Tucker Carlson apo presidenti argjentinas Javier Milei. Aty nuk mungojnë as pronari i Meta, Mark Zuckerberg, kryeministri kanadez Justin Trudeau, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, prezantuesit e talk-show “Morning Joe”, në MSNBC. Pa harruar Elon Musk, i cili tani mund të quhet pa frikë miku i ri i Trumpit, i cili ka një vend fiks në krye të tavolinës. “Nuk arrij ta nxjerr dot nga këtu,” bën shaka i zoti i shtëpisë. Bosi i Tesla dhe X-it është në çdo darkë, në çdo foto, dhe ka të drejtën të vendosë muzikën e tij të preferuar, “Space Oddity”, nga David Bowie, sa herë që hyn në sallon. Nga tavolina ku është ulur, Trump përzgjedh muzikën e nga iPad-i i tij, për të kaluar nga “YMCA” e Village People tek “Ave Maria” e Pavarottit. Nën hijen e palmave, Donald J. Trump shndërrohet në DJ Trump dhe anasjelltas.

Rezidenca e tij në Mar-a-Lago, e përkthyer literalisht “nga deti në liqen”, është një zonë e bekuar nga natyra, e vendosur mbi një copëz toke që ndan Oqeanin Atlantik nga laguna e Lake Worth, e cila shërben njëkohësisht edhe si vend luksoz për pushime dhe si seli ku argëtimi dhe politika ndërthuren.

Trump po e piloton rikthimin e vet në pushtet nga ky pallat hispano-mauresk, me 114 dhoma të dekoruara me gjethe ari, mure prej guri të ardhur nga Xhenova, qilima flamandë të shekullit të 16-të, 36,000 pllaka qeramike spanjolle të shekullit të 15-të dhe 204 metra katrorë mermer të zi dhe të bardhë, të marra nga një kështjellë e vjetër kubaneze. Këtu ai nisi fushatën e tij, festoi fitoren dhe po përgatit presidencën e dytë.

Katër vjet pas përfundimit të mandatit të parë, pushteti është zhvendosur përsëri nën llambat e “Shtëpisë së Bardhë dimërore”, siç e quan ai këtë Versajë amerikane, të cilën e ka bërë rezidencën kryesore që prej vitit 2019, për të qenë, siç thotë ai, “aq afër parajsës sa është e mundshme të jem”. Ndërsa Joe Biden është ende në detyrë deri më 20 janar, Palm Beach është bërë një qendër rivale e pushtetit politik.

Qen robotë dhe roje të armatosur

Lojtari i golfit nga Florida po realizon kështu ëndrrën e Marjorie Merriweather Post, e cila ndërtoi këtë pallat monumental në vitet 1920. Pas vdekjes së saj në 1973, trashëgimtarja e pasur e kompanisë Postum Cereal ia dhuroi këtë parajsë ekscentrike qeverisë amerikane, për ta përdorur si një rezidencë dimërore për presidentët. Por, shteti e vlerësoi ndërtimin, i cili ishte shpallur monument historik kombëtar, si shumë të shtrenjtë për t’u mirëmbajtur. Ai e nxori në shitje në vitin 1981, për 25 milionë dollarë. Trump donte ta blente, por jo për këtë çmim, që i dukej i shtrenjtë. Prandaj me stilin e vet të njohur, ai bleu parcelën që ndodhet përpara dhe kërcënoi se do të bllokonte pamjen nga deti… Manipulimi pati sukses: biznesmeni me flokët e verdhë e bleu atë pronë, në vitin 1985, për një çmim tre herë më të lirë, për 8 milionë dollarë. Sot, indeksi Bloomberg Billionaires e vlerëson atë në 250 milionë dollarë!

Por banorët e pasur të zonës nuk e pëlqyen shumë ardhjen e këtij New-yorkezi që synoi të shpërfillë zakonet lokale duke e shndërruar domenin e tij në një klub privat të vërtetë – 500 anëtarë sot, për një pagesë vjetore prej 20,000 eurosh –  që madje kërkoi zhvendosjen e aeroportit për të mos u shqetësuar nga avionët. “Elita shoqërore e Palm Beach e ka konsideruar Trump si një pushtues vulgar kur ai mbërriti në ishull,” tregon Laurence Leamer në artikullin e përkthyer nga Lapsi.al. Autorja e librit “Mar-a-Lago. Inside the Gates of Poëer at Donald Trump’s Presidential Palace”, shikon në këtë episod farën e zemërimit të presidentit të ardhshëm ndaj elitave të trashëguara: “Një pjesë e madhe e përbuzjes së Donald Trump ndaj asaj që ai e konsideron si establishmentin politik të rrënjosur, ka origjinën nga kjo eksperiencë.”

Trump ka realizuar tashmë hakmarrjen e tij, duke tërhequr të gjithë parinë e Floridës – këtij shteti konfederalist gjatë Luftës së Civile që është njëkohësisht bastion ultrakonservator – madje, në këtë pallat që pasqyron egon e tij të fryrë, madhështore dhe ekzibicioniste, ai ka mbledhur shumë më tepër se milionerët e asaj zone. Ai e ka transformuar bibliotekën e vjetër ku ruheshin libra të rrallë në një bar të dekoruar me portretin e tij, ku pozon i veshur krejtësisht në të bardha, si lojtar tenisi. Prej aty shërbehen gatime me emrin e tij si “Trump chocolate cake”…

Një atmosferë drithëruese mbizotëron sot në këtë epiqendër të tranzicionit politik. Turistë të shumtë shihen mbi urën që të çon drejt ishullit. Fansa me kapelë MAGA (për “Make America Great Again”, slogani i tij që është shndërruar në markë) qëndrojnë gjithmonë të vendosur në parkingun përballë rezidencës. Gazetarët kalojnë ditë e natë përreth, duke kërkuar një imazh, një informacion. Hotelet janë të gjitha të mbushura. Ndryshe nga periudha para presidencës së vitit 2016, kur kandidatët për pushtetin e ardhshëm u panë të parakalonin përballë kamerave të vendosura në hollin e Trump Tower në New York, në stilin e programit “The Apprentice”, një emision që e bëri Trumpin të famshëm, këtë herë gjithçka po ndodh pas mureve të kuqe të pallatit në Palm Beach.

Mar-a-Lago është i mbikëqyrur nga qen robotë dhe roje të armatosura që qëndrojnë në anijeve, si dhe agjentë të padukshëm të shërbimeve sekrete që u shtuan pas dy tentativave për vrasje gjatë fushatës.

Por gjithësesi është e vështirë ta shëndërosh në hermetik, një klub me 500 anëtarë që vijojnë të hyjnë dhe të dalin dhe ku ende festohen dasma, gala dhe festa private që tërheqin një turmë të madhe të ftuarish.

Që nga 5 nëntori, përveç disa shkëputjeve të shkurtra, – si udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në Paris, për të asistuar në rihapjen e Notre-Dame-, mbreti me flokët e oksigjenuara e kalon kohën në Versajën e vet me gjethe të arta, duke shijuar kënaqësinë oborrtarëve që përpiqen të marrin vëmendjen e tij.

Të ftuarit në gatishmëri

Kur nuk ndodhet në sallonin e çajit duke shikuar në ekranet gjigande paraqitjet televizive të kandidatëve për ekipin e tij të ardhshëm, të cilët kanë vetëm dy kushte për të përparuar në karrierrë: besnikërinë dhe performancën nëpër emisione TV, ai ndalon nëpër korridore për të shtrënguar duar me anëtarët e klubit të vet privat dhe të ftuarit e tyre.

Imazhet e fiksuara nga mysafirët e përqëndruar kanë bërë namin në rrjetet sociale. Aty shohim Trump-in duke lodruar në ritmin e “YMCA” me Elon Musk, ose duke ngrënë me Justin Trudeau, i cili mori rrugën që ta bindë për të mos vendosur tarifa doganore ndaj Kanadasë.

Aty shfaqet bosi i Tesla-s në një makinë golfi, ose Robert F. Kennedy Jr. duke bërë fotografi me fansat. Të duket sikur këto filmime të kthejnë në shkurt 2017, kur lojtarët e golfit në Mar-a-Lago panë presidentin, gjatë një darke me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, që mblodhi bashkëpunëtorët e tij për të hartuar një përgjigje ndaj Koresë së Veriut, e cila sapo kishte lëshuar një raketë balistike. Kjo përzierje e llojeve, mes argëtimit dhe politikës është bërë marka e veçantë, e atij që gjithmonë e ka konsideruar punët e veta si një çështje familjare. “Nuk dua ta kthej Mar-a-Lago një vend vetëm për politikë,” ka pranuar ai. Në vitin 2016, ai madje rekrutoi në administratë antarë nga klubi privat, ashtu siç ndodhi me Wilbur Ross, që u emërua sekretar i Tregtisë.

Kjo mungesë kufijsh midis botës së biznesit dhe presidencës u kritikua që në vitin 2017. “Shtëpia juaj e Bardhë e dimrit do të ofrojë një vëmendje më të madhe për ata që mund ta përballojnë çmimin e antarësimit, pa përmendur rritjen e vazhdueshme të parave që do hyjnë në organizatën tuaj familjare. Në vend që ta thani kënetën [nofka që Trump i ka ngjitur burokracisë amerikane), duket se ju po e çoni Uashingtonin direkt në kënetën e Mar-a-Lago,” i patën thënë dy senatorë demokratë citohet në artikullin e përkthyer nga Lapsi.al .

Ky fakt është sot më i vërtetë se kurrë. Pallati i Palm Beach është bërë një vendi me ndikimin politik më të pazakontë në historinë amerikane. Ndër anëtarët që paguajnë për të qenë pjesë e klubit janë zhvilluesit e pasurive të paluajtshme, financierët e Wall Street, dhe të tjerë profesionistë të fuqishëm të energjisë, të cilët janë në pozitat më të favorshme për të ndikuar që Trump të prekë aktivitetet e tyre. Kjo dhomë dëgjimi i jep presidentit të ardhshëm një avantazh të dyfishtë: ai kënaqet nga devotshmëria e pakufizuar e bashkëbiseduesve dhe gjithashtu mbush xhepat. Kur ai nisi fushatën presidenciale në vitin 2015, ai u kërkonte një tarifë hyrëse prej 100,000 dollarësh anëtarëve të rinj. Pasi fitoi pushtetin, ai i dyfishoi tarifat e hyrjes dhe i rriti ato deri në 700,000 dollarë në fund të mandatit të tij të parë. Katër kartat e fundit të antarësimit që kanë mbetur tani të lira kushtojnë secila nga 1 milionë USD, pa llogaritur këtu 20 mijë dollarët e kuotës së përvitshme.

Përveç golfit, dy pishinave, spa-së, fushave të tenisit, kroketit dhe plazhit, anëtarët kanë akses në rreth 30 dhoma akomodimi që kushtojnë mbi 1,000 dollarë nata.

Dokumente të ruajtura paligjshmërisht

Këtyre të ardhura astronomike u shtohen fitimet nga mbledhjet e fondeve dhe ngjarjet e tjera politike që shoqërojnë kalendarin e këtij vendi të pushimeve të arta. Dhjetë ditë pas zgjedhjeve presidenciale, Konferenca e Veprimit Politik Konservator mbajti galanë e saj të investitorëve, duke i çuar të ftuarit me traget para palmave të ndriçuara nga zbukurimet e Krishtlindjeve.

Pas kësaj, Instituti i Politikës “America First”, një grup mendimi i djathtë, organizoi një darkë, me Sylvester Stallone si yll të mbrëmjes. Nga janari 2021 deri në mars 2024, fushata e Trump, kandidatët republikanë dhe komitetet politike kishin futur në xhepat e Mar-a-Lago më shumë se 4.7 milionë dollarë. Vetëm në vitin 2022, fitimet e klubit arritën në 22 milionë dollarë, ndërkohë që drejtuesi i tij po kalonte nga një skandal në tjetrin, i trajtuar më shumë si një bandit se sa një kandidat i ardhshëm për president.

Sigurisht, Donald Trump nuk është presidenti i vetëm që tërhiqet për tu strehuar në një ambient luksoz të rrethuar nga burra të pasur biznesi. “Pothuajse të gjithë presidentët kanë pasur një pikë  që është shndërruar në qendër e vëmendjeje gjatë periudhës së tranzicionit të pushtetit,” kujton politologu Steven Smith në artikullin e përkthyer nga Lapsi.al. Familja Bush kishte vilën e saj në Kennebunkport, Maine; Kennedy-t kishin kompleksin e tyre familjar në Hyannis Port, Massachusetts; dhe Dwight Eisenhoëwer kishte shkuar në klubin e njohur të golfit Augusta, në Gjeorgji. “Ajo që e bën Mar-a-Lago një rast unik është se një president i zgjedhur ka si shtëpi një pallat që është gjithashtu një klub privat.”

Por nuk është vetëm Mar-a-Lago. “Gjatë mandatit të tij të parë, shumë njerëz qëndronin në hotelin e tij që ndodhej shumë pranë Shtëpisë së Bardhë, për të bërë punë me të ose për të fituar favore prej tij”, vëren politologu Stephen Farnsworth, në artikullin e përkthyer nga Lapsi.al”. Ai i përdor bizneset e tij për qëllime politike, duke shpërblyer ata që e paguajnë për të pasur akses të privilegjuar te ai. Në të vërtetë, Trump është një president transaksional. Ky fenomen është etiketuar nga historiani Jon Meacham si “komercializimi i presidencës”. Më 14 nëntor, para mysafirëve të tij të mbledhur nga Instituti i Politikës “America First” në pallatin e tij, ai premtoi se mandati i tij i dytë do të hapte një epokë të “begatie” dhe “luksi të vërtetë”… Ai ëndërron ta kthejë Amerikën në një Mar-a-Lago gjigand, në një parajsë për të pasurit.

The post Çfarë ndodh darkave në vilën e plazhit të Trump, ku një vend kushton deri 1 milionë dollarë appeared first on Ditar.al.

Vit i ri, çmime të reja/ Nga 1 janari 2025 rritet çmimi i ujit për 12 bashki në vend nga 14% deri në dyfishim
Enti Rregullator i Ujit ka vendosur rritjen e çmimit të ujit pas kërkesës së dy shoqërive të cilat kanë në administrim 12 njësi apo bashki.
Rritja e çmimit është bërë kryesisht për kategorinë e familjarëve teksa për bizneset dhe institucionet publike nuk janë bërë rishikime me përjashtim të disa rasteve të rralla.

Por cilat janë në fakt dy shoqëritë që kanë aplikuar për rritje çmimi dhe tarifat e reja që do të paguajnë qytetarët pas hyrjes në fuqi të vendimit.

Së pari Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër sh.a e cila ka në mbulim Shkodrën, Vaun e Dejës, Pukën, Fushë Arrzin dhe Malësinë e Madhe.

Për familjarët në Shkodër dhe Vaun e Dejës ka një rritje me 37.5 për qind të çmimit të ujit të pijshëm teksa për bizneset dhe institucionet nuk ka ndryshim. Familjarët do të paguajnë çdo m3 ujë me 55 lekë.

Për Vaun e Dejës rritja e çmimit të ujit është 31 për qind teksa për Fushë Arrëzin kjo rritje është dyfishuar ku nga 20 lekë m3 që paguajnë aktualisht pas hyrjes në fuqi të vendimit tarifa do të jetë 40 lekë/m3 ujë. Për Pukën rritja e çmimit llogaritet në 14.2 për qind ku nga 35 lekë do të paguajnë 40 lekë m3. Këto tarifa do të paguhen nga 1 janari 2025.

ERRU ka miratuar rishikim të çmimeve edhe për ndërmarrjen rajonale në Gjirokastër. Sipas çmimeve të reja dhe atyre aktuale edhe në këtë rast rritja ka përfshirë kryesisht familjarët.

Konkretisht familjet e Gjirokastrës do të paguajnë një çmim 8.6 për qind më të lartë në raport me çmimin aktual. Sot m3 ujë paguhet 46 lekë ndërsa me çmimin e ri 50 lekë m3. Në Përmet rritja llogaritet në 25 për qind ku nga 40 lekë do të paguajnë 50 lekë m3 ujë.

Në Tepelenë rritja llogaritet në 51.5 për qind dhe po kaq edhe në Memaliaj. Në Këlcyrë rritja është 35 për qind ku ka një rishikim çmimi edhe për institucionet publike me një rritje 20 lekë për m3 ujë në raport me çmimin aktual.

Rritja çmimi edhe pse në nivele më të moderuara aplikohen edhe në Dropull dhe Libohovë. Edhe për këtë ndërmarrje hyrja në fuqi e çmimeve të reja është nga 1 janari 2025. /Monitor

The post Vit i ri, çmime të reja/ Nga 1 janari 2025 rritet çmimi i ujit për 12 bashki në vend nga 14% deri në dyfishim appeared first on Ditar.al.

Pesë mënyra se si shkenca po e bën botën më të mirë
The Guardian

Transplantet e qelizave staminale mund të ndryshojnë diabetin

Ian Sample

Gjysmë miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë me diabet. Ka lloje të ndryshme me shkaqe të ndryshme, por të gjitha i bëjnë njerëzit të kenë shumë sheqer në gjakun e tyre. Nëse nuk kontrollohet mirë, kjo glukozë e tepërt mund të shkaktojë dëme në të gjithë trupin, duke i vënë njerëzit në rrezik për sëmundje të mishrave të dhëmbëve, dëmtim nervor, sëmundje të veshkave, verbëri, amputime, sulm në zemër, goditje në tru dhe kancer.

Për momentin, pacientët e menaxhojnë gjendjen me ilaçe, insulinë dhe ndryshime në stilin e jetës, por një gjeneratë e re trajtimesh mund ta kthejë sëmundjen. Detajet e gruas së parë të trajtuar për diabetin e tipit 1 me qeliza staminale të marra nga trupi i saj u njoftuan muajin e kaluar. Paraprakisht, 25-vjeçarja kishte nevojë për sasi të konsiderueshme insuline. Tani ajo prodhon të sajën.

Në prill, një transplant i ngjashëm qelizash lejoi një burrë 59-vjeçar me diabet të tipit 2 të hiqte insulinën. Janë ditët e para dhe sfidat mbeten, jo më pak rreth shkallëzimit të trajtimit, por rezultatet e deritanishme janë emocionuese.

Vaksinat kundër kancerit

Ian Sample

Vaksinat ishin një nga historitë e jashtëzakonshme të suksesit të pandemisë. Tani shkencëtarët shpresojnë se e njëjta teknologji mRNA që mbështeti ndërhyrjet Moderna dhe Pfizer-BioNTech Covid-19 mund të përdoret për të trajnuar sistemin imunitar për të njohur dhe sulmuar kancerin.

Këto injeksione funksionojnë duke ofruar një udhëzim për qelizat e pacientit për të prodhuar një proteinë të veçantë që vepron si një flamur për të synuar sistemin imunitar. Në këtë rast, shkencëtarët po përshtatin modelin e vaksinës për proteinat në sipërfaqen e qelizave kancerogjene të një pacienti.

Në gusht, qindra pacientë hynë në provën e parë të personalizuar të vaksinës së kancerit mRNA në botë për melanomën dhe provat janë duke u zhvilluar për kancerin e pankreasit, zorrëve dhe kancereve të tjera. Dhe duke qenë se mbrojtja e ofruar nga vaksinat mund të jetë afatgjatë, mund të jetë e mundur të përdoret kjo qasje si një masë parandaluese, për ata me rrezik të lartë gjenetik të kancerit të gjirit ose ovarian, dhe për të ndaluar rikthimin e kancerit.

AI do të ndihmojë në kapjen e kancerit më shpejt

Robert Booth

Katër vitet e ardhshme do të shohin përparim të shpejtë në përdorimin e inteligjencës artificiale për të diagnostikuar më mirë sëmundje të rënda, si kanceri i mushkërive dhe tumoret e trurit, të cilat duhet të nënkuptojnë jetë më të gjatë.

Teknologjia po shpërndahet në spitale, duke përfshirë disa në veri të Anglisë, për të kapur kanceret më shpejt dhe për të zgjatur jetën. Sistemi, i cili skanon rrezet X dhe u jep përparësi rasteve kur vëren diçka të dyshimtë që klinicisti mund të ketë humbur, është treguar se përmirëson saktësinë diagnostike me 45% dhe efikasitetin diagnostik me 12%, sipas Fondacionit NHS South Tyneside dhe Sunderland.

Teleskopi James Webb po bën gjetje të jashtëzakonshme

Hannah Devlin

Në dy vitet që nga nisja e tij, teleskopi hapësinor James Webb ka zbuluar qiellin e natës në një seri imazhesh që janë kryevepra teknike. Gjithashtu po mundëson zbulime të paprecedentë rreth origjinës së yjeve, vrimave të zeza, evolucionit të universit dhe gjasave që jeta të ekzistojë diku tjetër në kozmos.

Teleskopi është aq i fuqishëm sa ka vëzhguar galaktikat që ekzistonin kur universi ishte më pak se 300 milion vjet i vjetër, drita e të cilave ka udhëtuar për 14 miliardë vjet – pothuajse në moshën e vetë universit – për të arritur tek ne. Kapja e dritës nga yjet e parë që ndriçuan qiellin, tani duket i arritshëm. Disa nga këto zbulime po përmbysin teoritë konvencionale, me galaktikat më të hershme që shfaqen shumë më të shndritshme ose më të mëdha se sa pritej dhe vrimat e zeza të para duken se kanë rënë top bore më shpejt sesa mund të shpjegohet nga modelet aktuale.

Në shkencë, gjetjet e çuditshme dhe të papritura nuk shihen me zhgënjim, ato janë karburanti që fuqizon revolucionin e ardhshëm. Ky teleskop premton të bëjë pikërisht këtë për të kuptuar historinë e universit dhe nëse ne njerëzit jemi vetëm në të.

Energjia e rinovueshme po fiton ritëm

Jillian Ambrose

Tranzicioni i botës drejt energjisë së gjelbër po fiton ritëm. Një raport i kohëve të fundit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), mbikëqyrësi botëror i energjisë, zbuloi se gjatë gjashtë viteve të ardhshme projektet e energjisë së rinovueshme janë në rrugën e duhur për të filluar me trefishin e ritmit të gjashtë viteve të mëparshme. Kjo do ta vendoste botën në rrugën e duhur për të kapërcyer objektivat e vitit 2030 të vendosura nga qeveritë për të krijuar një kapacitet total global të energjisë së rinovueshme, afërsisht të barabartë me sistemet ekzistuese të energjisë në Kinë, BE, Indi dhe SHBA së bashku.

Në Evropë, bumi i energjisë diellore bëri që çmimet e tregut të ktheheshin negative për një numër rekord orësh këtë verë. Zhvilluesit e erës po përgatiten të lëshojnë një gjeneratë të re të turbinave me erë lundruese në det të hapur për të kapur më mirë shpejtësitë më të fuqishme të erës më larg nga bregu.

Rritja e energjisë elektrike e gjelbër do të udhëhiqet nga programet e energjisë së pastër të Kinës dhe Indisë, të cilat do të ndihmojnë në zhvendosjen e konsumit të karburantit fosil të dy prej vendeve më ndotëse në botë.

Kina do të ketë më shumë se gjysmën e burimeve të rinovueshme në botë deri në fund të dekadës, sipas IEA, e cila tashmë mendohet të ketë ngadalësuar tubacionin e Kinës për termocentralet e ardhshme të qymyrit. Sipas Global Energy Monitor, numri i lejeve të reja për impiantet e qymyrit në Kinë ka rënë nga 100 GW në 2022 dhe 2023 në vetëm 12 projekte të reja që arrijnë në 9.1 GW në gjysmën e parë të vitit 2024.

The post Pesë mënyra se si shkenca po e bën botën më të mirë appeared first on Ditar.al.

Shqiptarët po ndryshojnë mendim, liderët e rinj politik lënë në hije të vjetrit
Më shumë se 30 vite me të njëjtët deputetë, të njëjtët politikanë që kandidojnë dhe qeverisin vendin, me të njëjtat premtime dhe me asnjë ndryshim nga njëri-tjetri.

Por, duket se shqiptarve u ka ardhur në majë të hundës që të vazhdojnë të qeverisen nga njerëz që kanë qenë zyrtarë të kohës së komunizmit apo familjarë të tyre.

Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania tregoi pak dritë në fund të tunelit që është futur Shqipëria prej rënies së diktaturës. Shqiptarët po ndryshojnë mendim, duke u besuar shumë më shumë politikanëve të rinj dhe me vizion perëndimor, të cilët pak nga pak po lënë në hije kastën e vjetër politike.

Agron Shehaj, Arlind Qori, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani po bëhen gjithmonë e më të besueshëm në sytë e qytetarëve shqiptarë, për shkak të denoncimeve të forta me emra për oligarkët dhe grabitjet që po u bëhen shqiptarëve në çdo tender të kujtdo ministrie.

Ndërkohë, liderët e vjetër po e humbin shumë shpejt besueshmërinë, për shkak se nuk kanë më asgjë se çfarë të ofrojnë, përveç premtimeve boshe që kanë mbi 30 vite që u servirin shqiptarëve në çdo fushatë elektorale.

Le t’i marrim me radhë:

LIDERËT E VJETËR

Në sondazhin e Barometrit, mendimi pozitiv për kryeministrin Edi Rama krahasuar me muajin Mars 2024, ka një rënie prej 9.6%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Mars 2024 është rritur me 7.7%.

Edi Rama – Mendimi pozitiv – 45.9% ; Mendimi negativ – 50.1%

Edhe për Sali Berishën mendimi pozitiv vijon të mbetet shumë i vogël, edhe pse ka një rritje shumë të lehtë. Mendimi pozitiv për Sali Berishën krahasuar me muajin Mars 2024, ka një rritje prej rreth 3%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Mars 2024 ka një rënie prej rreth 4%.

Sali Berisha – Mendimi pozitiv – 28.7% ; Mendimi negativ – 66.3%

Humbja e vulës së PD-së dhe aneksimi që i kanë bërë deputetët që dikur i kishte krah vetes, e mbajnë Lulzim Bashën shumë poshtë në besueshmërinë që kanë shqiptarët për të.

Lulzim Basha – Mendimi pozitiv – 13.9% ; Mendimi negativ – 80.5%

Edhe më i ulët është vlerësimi për Ilir Metën, me kreun e Partisë së Lirisë që qëndron shumë ulët në krahasim me liderin tjetër të opozitës, Sali Berishën. Mendimi pozitiv për të është rritur 1.5% krahasuar me Janar-Mars 2024, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Janar – Mars 2024 ka një rënie prej rreth 2.6%.

Ilir Meta – Mendimi pozitiv – 9.9% ; Mendimi negativ – 84.6%

LIDERËT E RINJ

Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” kryeson listën e mendimit pozitiv te liderët e rinj, me 46.2% të qytetarëve të pyetur që kanë mendim pozitiv për të. Mendimi pozitiv për Adriatik Lapaj krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 5.4%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është ulur me 2.5%.

Adriatik Lapaj – Mendimi pozitiv – 46.2% ; Mendimi negativ – 24.4%

Agron Shehaj i “Partisë Mundësia” ka rritjen më të lartë të mendimit pozitiv në krahasim me sondazhin e Muajit Maj. Mendimi pozitiv për Agron Shehaj krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 11.5%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është rritur gjithashtu me 2%.

Agron Shehaj – Mendimi pozitiv – 41.7% ; Mendimi negativ – 33.4%

Edhe Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë” ka një rritje të konsiderueshme të mendimit pozitiv, pasi në krahasim me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 7.5%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është rritur gjithashtu me 0.7%.

Arlind Qori – Mendimi pozitiv – 31.3% ; Mendimi negativ – 24.5%

Rritje të mendimit pozitiv edhe për Endri Shabanin e “Nisma Thurje”, ku  krahasuar me muajin Maj 2024, ka një rritje prej 4.2%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërish me Maj 2024 është ulur gjithashtu me 6.3%.

Endri Shabani – Mendimi pozitiv – 23.8% ; Mendimi negativ – 26.8%

Këto shifra të sondazhit, edhe pse duhen shumë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, tregojnë disi se si do të shpërndahet vota e qytetarëve shqiptarë, ku mund të kemi më shumë deputetë nga partitë e vogla se sa kemi patur në 3 legjislaturat e fundit.

Një Parlament me shumë deputetë nga partitë e vogla, që kryesisht janë opozitare, do ta ndihmonte edhe më shumë kontrollin e qeverisë nga Kuvendi, pasi këta liderë të rinj kanë treguar se nuk i tremben as oligarkëve dhe as qeverisë, kur bëhet fjalë për të denoncuar afera korruptive apo lidhje të pushtetit me krimin.

Ndoshta, në zgjedhjet e vitit 2025, shqiptarët do të tentojnë të largohen nga e vjetra për t’u afruar me të rinjtë, për të ecur në rrugën drejt Bashkimit Europian pa patur nevojë të ngremë kampe emigrantësh apo të falim tokë e det.

The post Shqiptarët po ndryshojnë mendim, liderët e rinj politik lënë në hije të vjetrit appeared first on Ditar.al.

Qeveria pranon dështimin me objektivin e 14 milionë turistëve
Qeveria shqiptare ka dështuar në lidhje me objektivin e saj e 14 milionë turistëve për vitin 2024. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në fjalën e saj gjatë një takimi me fokus turizmin, tha se Shqipëria është vizituar nga 9.7 milionë vizitorë të huaj në 9 muaj e parë të vitit.

“9,7 milionë vizitorë të huaj që kemi pritur nga janari në shtator, në mbyllje të sezonit, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që ishte edhe viti rekord në turizëm. Janë tregues i një turizmi që rritet bashkë me ambiciet tona për të konsoliduar një ofertë me nivelet më të larta të cilësisë, standardeve dhe mikpritjes”, konfirmoi ministrja Kumbaro.

Teksa na ndajnë edhe 3 muaj nga fundi i këtij viti, duhen mbi 4 milionë turistë që t’i përafrohet shifrës së propaganduar nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit gjatë daljeve të shumta, e ka vënë theksin te rritja e numrit të lartë të turistëve. Madje ai shumë i sigurt doli para shqiptarëve duke thënë se nëse në vitin 2023 Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë, në 2024 kjo shifër do të ishte 14 milionë.

“Shikojeni se çfarë kemi arritur me turizmin, në një vend, ku deri përpara disa vitesh as që mund të gjendeshin 10 veta bashkë, që mos të të merrnin për të çmendur, po të imagjinoje se në Janar-Shkurt 2024 do të hynin në Shqipëri 1 milionë turistë të huaj. Nëse ky trend vazhdon atëherë 10 milionë turistët e vjetshëm, do të bëhen afro 14 milionë këtë vit”- do të deklaronte Rama në mars të këtij viti.

The post Qeveria pranon dështimin me objektivin e 14 milionë turistëve appeared first on Ditar.al.

Dhuna ndaj grave, KiE: Shqipëria ka ende çështje që duhen trajtuar me urgjencë
Shqipëria vlerësohet të ketë përparime në legjislacionin e saj kundër dhunës në familje dhe ndaj grave, por ende ka çështje të cilat kërkojnë të zgjidhen me urgjencë. Në këtë përfundim ka arritur raporti i ri i publikuar nga GREVIO (Grupi i Ekspertëve për Masat kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje), i cili është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën ndaj dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, e njohur si Konventa e Stambollit.

Shqipëria e ratifikoi këtë konventë në vitin 2013, dhe raporti i parë për situatën në vend, ka qenë në vitin 2017. Që prej asaj kohe, vendi vlerësohet të ketë ndërmarrë “ndryshime ligjore gjithëpërfshirëse”, përfshirë “Ligjin për Masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe Kodin Penal, si dhe miratimin e akteve të shumta nënligjore, udhëzimeve të përgjithshme dhe manualeve. GREVIO “mirëpret veçanërisht, shtrirjen në të gjitha bashkitë shqiptare të një mekanizmi referimi të koordinuar”, të përmendur në raport si një “projekt pionier” që sjell mbrojtje të institucionalizuar dhe të koordinuar më pranë viktimave të një dhune të tillë.

Raporti për Shqipërinë, vlerëson po ashtu, “përpjekjet për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave përmes prezantimit të një baze të re të dhënash e cila u lejon autoriteteve të integrojnë më mirë informacionet nga palët e tjera të interesuara”. Sipas GREVIO-s, ndërhyrjet e tjera ligjore që po ndërmerren, janë dëshmi e “përkushtimit të autoriteteve në ndërtimin e një kuadri ligjor të fortë dhe të qëndrueshëm për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje”.

Por pavarësisht përparimeve në zbatimin e Konventës së Stambollit, Grupi i ekspertëve ka identifikuar fusha që kërkojnë “masa urgjente” nga autoritetet për të përmbushur plotësisht dispozitat e konventës. Raporti sjell në vëmendjen faktin se “besimet tradicionale, rolet dhe stereotipet strikte gjinore, mbeten një “sfidë serioze” në Shqipëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për dhunën seksuale dhe përdhunimin, ku raportimi i këtyre krimeve rezulton në shkallë jashtëzakonisht të ulët”.

Raporti vëren se në të gjithë vendin ekziston vetëm një qendër e menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale dhe se ajo është përdorur në mënyrë të pamjaftueshme. GREVIO shprehet se ka një “nevojë urgjente” që autoritetet të ndërmarrin masa të mëtejshme dhe më të qëndrueshme për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për të krijuar shërbime mbështetëse përkatëse.

Konventa e Stambollit kërkon që të ndalohet pjesëmarrja e detyrueshme në çfarëdo procesi alternativ të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, përfshirë ndërmjetësimin dhe pajtimin, në lidhje me rastet e të gjitha formave të dhunës ndaj grave të mbuluara nga konventa. Kjo dispozitë e Konventës buron nga parimi se dhuna ndaj grave është një manifestim i marrëdhënieve të pabarabarta të pushtetit, dhe se viktimat e një dhune të tillë nuk mund të hyjnë kurrë në proceset alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në baza të barabarta me dhunuesin.

Për këtë arsye raporti për Shqipërinë kërkon që “të trajtohet urgjentisht” praktika që parashikon zgjidhjen me marrëveshje, pa gjyq, për rastet e përdhunimeve dhe martesave të detyruara. Dokumenti i Grupit të ekspertëve, vlerëson se një sfidë e rëndësishme mbetet po ashtu dhe numri i lartë i rasteve të raportuara të dhunës ndaj grave, të cilat hidhen poshtë diku përgjatë rrugës së sistemit gjyqësor dhe nuk arrijnë kurrë një dënim.

Raporti kritikon faktin se vetëm viktimat që raportojnë një krim mund të marrin shërbime të specializuara mbështetëse. Për më tepër, sipas GREVIO-s, zbatimi i urdhrave urgjent të ndalimit dhe të mbrojtjes, dukshëm nuk i përmbushin angazhimet e autoriteteve, duke vërejtur kështu, se ka “mangësi të rëndësishme midis vullnetit politik për reformë dhe zbatimit të atyre dispozitave”, të cilat vazhduan të “minojnë besimin e viktimave”.

GREVIO u bën thirrje autoriteteve të kryejnë “reforma të rëndësishme” të sistemit të kujdesit shëndetësor, për të siguruar ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor gjithëpërfshirës për gratë dhe vajzat, përfshirë ato me probleme të shëndetit mendor. Sipas raportit, rrugët e standardizuara të kujdesit duhet të zbatohen jo vetëm për të siguruar identifikimin e viktimave, por edhe për hartimin e raporteve mjekësore që detajojnë dhunën e pësuar, duke evidentuar mangësi të rëndësishme në ofrimin e kujdesit të specializuar për viktimat e dhunës seksuale.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave, të cilat i përkasin vitit 2022, tregojnë se përgjatë atij viti, kanë raportuar dhunë në familje 1.371 gra. Bëhet fjalë për numrin e raportimeve të bëra në polici. Qarku që zë peshën më të madhe të grave të dëmtuara nga dhuna në familje është ai i Tiranës, i ndjekur nga qarku i Durrësit dhe Vlorës. Përkatësisht 34,1 % ndaj totalit të grave të dëmtuara i përkasin qarkut të Tiranës, 19,9 % Durrësit dhe 9,1 % Vlorës. Në vitin 2022, nga 42 vrasje të regjistruara me dashje rreth 26,2 % e tyre kanë ardhur si rezultat i vrasjeve për shkak të marrëdhënieve familjare.

Që prej vitit 2006, kur në Shqipëri hyri në fuqi ligji i parandalimit të dhunës në familje, në të gjitha format e saj, mbi 33 mijë gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykatat, ndërsa 611 persona janë arrestuar për dhunë në familje. Gjatë vitit të kaluar, për shkak të dhunës ekstreme, humbën jetën 11 gra, ndërsa, që nga viti 2010, në Shqipëri janë vrarë 159 gra./VOA

The post Dhuna ndaj grave, KiE: Shqipëria ka ende çështje që duhen trajtuar me urgjencë appeared first on Ditar.al.

The Economist: Pse lufta kundër turizmit në masë është e gabuar
Vizitorët janë një ndihmë, nëse menaxhohen me mençuri

Është e lehtë të freskohesh në Barcelonë. Notoni në det, pini një sangria të ftohtë, ose thjesht shëtisni duke u dukur si një turist.

Së fundmi, banorët kanë marrë pjesë në protesta kundër turizmit, ku disa njerëz lagin turistët me pistoleta me ujë. Protesta të tjera që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund turizmit në masë, janë mbajtur nëpër Ishujt Baleare dhe Kanarie.

Dhe nuk janë vetëm spanjollët. Vendasit në Athinë ankohen se lagjet e tyre janë kthyer në pika turistike. Autoritetet në Japoni kanë ngritur një gardh për të prishur pamjen popullore të malit Fuji dhe për të parandaluar grumbullimin e turistëve.

Së shpejti, në një lagje historike në Seul, do të ketë një shtetrrethim në orën 17:00 për vizitorët.

Gjatë pandemisë Covid-19, shumë njerëz parashikuan se turizmi nuk do të rikthehej më. Megjithatë, tani pushuesit janë rikthyer. Sipas OKB-së për Turizmin, këtë vit, udhëtimet pritet të arrijnë në 1.5 miliardë, pak më shumë se në vitin 2019.

Dollari vlen më shumë se në çdo periudhë gjatë dy dekadave të fundit, duke përjashtuar një periudhë katërmujore në vitin 2022.

Kjo do të thotë se amerikanët priren veçanërisht për të udhëtuar. Një dukuri e tillë normalisht duhej të ishte një dhuratë për qytetet dhe shtetet që vizitohen. Turistët sjellin para dhe i përdorin pak shërbimet e financuara nga taksapaguesit.

Në të vërtetë, zyrtarët nëpër bankat qendrore dhe ministritë e financave, i mirëpresin në heshtje flukset e turistëve, edhe pse politikanët nxiten nga votuesit që të mbysin turistët me taksa dhe të kufizojnë numrin e mbërritjeve.

Vendet e njohura në Europë po shënojnë rritje të numrit të vizitorëve.

Udhëtimet në Greqi, tregu me rritjen më të shpejtë në Europën Jugore, u rritën me një të pestën në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me një vit më parë. Shpenzimet e vizitorëve në Portugali parashikohen të jenë 20% më të larta këtë vit se në vitin 2019.

Një rritje edhe më mbresëlënëse vihet re në vendet në zhvillim. Më shumë se gjysma e dhjetë destinacioneve me rritjen më të shpejtë të turizmit, janë tregjet në zhvillim, ku vizitorët mund të blejnë më shumë gjëra me të njëjtën sasi parash dhe industritë turistike po krijohen nga e para.

Për shembull, numri i pushuesve në Shqipëri dhe në Arabi Saudite, u dyfishua në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me pesë vite më parë. Mbërritjet e vizitorëve në Republikën Dominikane dhe në Turqi gjithashtu janë shtuar.

Turizmi përbën 3% të PBB-së globale, 6% të tregtisë ndërkufitare dhe punëson një numër njerëzish të barabartë me banorët e Amerikës. Kjo do të thotë se zgjerimi i turizmit do të ndikojë thellë në aktivitetin ekonomik dhe do të lehtësojë buxhetet e qeverive.

Ekonomitë e Greqisë, Portugalisë dhe Spanjës u rritën me një normë prej 2% ose më tepër vitin e kaluar, kundrejt një mesatareje prej vetëm 0.4% në të gjithë BE-në.

Duke marrë përkufizimin më të gjerë të mundshëm, 20% e ekonomisë së Shqipërisë tani mbështetet te turizmi, me dy pikë përqindje më shumë se pesë vite më parë. Në Arabinë Saudite, kontributi i turizmit në PBB është rritur me një të tretën vitin e kaluar. Pushimet pra, janë një biznes serioz.

Turizmi, si çdo eksport, sjell të ardhura kombëtare. Ndryshe nga konsumatorët e eksporteve të tjera, turistët udhëtojnë në vendin e origjinës për të konsumuar produkte, dhe jo anasjelltas. Mallrat dhe shërbimet që zakonisht nuk janë të tregtueshme, si një pjatë paella buzë plazhit bëhen të tilla.

Në shumicën e vendeve, konsumatorët e huaj paguajnë taksat e konsumit ndërkohë që përdorin pak shërbime publike. Edhe pse turizmi ka kosto të larta, si kërkesa shtesë për polici gjatë verës, ai sjell edhe përfitime të rritjes ekonomike, si turistët që paguajnë biletat e trenit apo metrosë.

Problemi është se të ardhurat nga taksat më të larta japin përfitime të gjera, ndërsa kostot e turizmit janë të përqendruara. Në Barcelonë, banorët janë të bezdisur nga turmat, rrugët e pista dhe çmimet më të larta, si dhe nga dyqanet që shesin kanabis dhe suvenire klishe.

Gjendja e Majorkës është “e padurueshme”, thotë Joana Maria, e cila organizon protesta lokale kundër turizmit. Popullsia e ishullit mund të rritet nga 1m në 1.4m në periudhat e pikut.

Nëpër rrugë

Edhe disa ekonomistë janë të shqetësuar. Ndërsa turizmi lulëzon, ai tërheq një pjesë më të madhe të kapitalit dhe punës së një ekonomie.

Kritikët e krahasojnë këtë me një lloj “sëmundjeje holandeze”, ku rritja e shpejtë në një sektor eksporti, pengon rritjen e industrive të tjera me vlerë më të lartë të shtuar.

Sipas Giuseppe Di Giacomo në Universitetin e Luganos dhe Benjamin Lerch në Ministrinë zvicerane të Financave, rritja në biznesin e turizmit të Italisë nga viti 2010 në 2019, uli kërkesën për arsim, duke çuar në nivele më të ulëta të regjistrimit dhe përfundimit të arsimit të lartë.

Shërbimi i picave për turistët e uritur, duket si një mënyrë e shkëlqyer për të fituar para në moshën 20-vjeçare, por në moshën 40-vjeçare, një kamerier i lodhur mund të dojë të kishte studiuar për një diplomë që e braktisi kur ishte i ri.

Sektori i pushimeve mbështetet në punëtorë me paga të ulëta, produktiviteti i të cilëve rritet ngadalë, që do të thotë se turizmi do të ishte një biznes veçanërisht i keq për vendet në zhvillim.

Politikanët duan ta kthejnë bumin e turizmit në dobi të tyre dhe t’i mbajnë vendasit të lumtur. Shumë qytete në të gjithë Europën po i bëjnë turistët të paguajnë më shumë taksa, në mënyrë që të përmirësojnë infrastrukturën. Disa dëshirojnë të tërheqin turistë më të pasur, të tjerë po përpiqen të ulin numrin e të gjithë vizitorëve.

Pasagjerët e kroçiereve janë veçanërisht të padëshiruar, sepse këto anije kanë udhëtarë që thjesht mbushin rrugët, pa pasur mirësjelljen të paguajnë për hotele ose restorante.

Greqia planifikon të kufizojë numrin e vendkalimeve në vitin 2025, pasi mbërritjet e pasagjerëve u rritën me 50% vitin e kaluar. Aty ku qiratë janë të larta, si në Barcelonë dhe Lisbonë, qeveritë po godasin qiratë afatshkurtra.

Në disa vende, taksat turistike janë efektive. Rritja e turizmit në tregjet në zhvillim është pjesërisht rezultat i udhëtarëve që kërkojnë çmime më të ulëta.

Këto vende zakonisht nuk kanë muze të pasura ose shfaqje unike si ato në Broadway, por shpesh i tërheqin vizitorët me oferta që zëvendësohen më lehtë, si plazhet dhe pijet alkoolike.

Festus Fatai Adedoyin dhe bashkautorët në Universitetin Bournemouth, zbuluan se për shembull, në Maldive, çdo rritje me 10% e taksave, ul ardhjet e vizitorëve me 5.4%, por kjo dëmton industrinë e turizmit në vend, që kontribuon me pothuajse një të tretën e PBB-së.

Në të kundërt, në vendet që janë më unike, taksat kanë më pak gjasa t’i dëbojnë turistët. Në Spanjë, jashtë një shtëpie të projektuar nga arkitekti i famshëm katalanas, Antoni Gaudi, qëndron një turmë vizitorësh, mes të cilëve edhe një kanadeze e quajtur Nina Tavolder, e cila thotë se nuk u shkurajua nga tarifa prej 4-7 euro (4-8 dollarë) për natën.

Ajo zgjodhi Barcelonën për kulturën, ushqimin dhe jetën e natës: “Nuk do ta përjashtoja vizitën në një vend si ky, për shkak të taksës”.

Një studim i vitit 2019 nga Song Haiyan në Universitetin Politeknik të Hong Kongut, zbuloi se taksat më të larta të biletave ajrore, që janë një lloj takse turistike, nuk ndikuan në shpenzimet e përgjithshme, por vetëm sa çuan në zhvendosje të buxheteve.

Ata që paguanin më shumë për fluturime, më pas shpenzuan më pak në hotele dhe ushqime. Siç thotë Jordi Valls, një nga nënkryetarët e bashkisë së Barcelonës, fluksi i turistëve është “i pandalshëm”.

Megjithëse turistët nuk kanë gjasa të ndalojnë vizitat për shkak të rritjes së çmimit, ata mund të ndryshojnë mënyrën se si vizitojnë. Këtë verë, Venecia ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 5 eurosh për udhëtarët ditorë, të cilën po mendon ta dyfishojë, me shpresën për t’i nxitur vizitorët të qëndrojnë të paktën 1 natë.

Ndërkohë, zyrtarët japonezë vendosën një tarifë prej 2,000 ¥ (13 dollarë) në një shteg për ecje në malin Fuji të mbushur me njerëz, në përpjekjen për t’i zhvendosur turistët në rrugë të tjera dhe për të lehtësuar barrën mjedisore. Kopenhagën po ofron ushqime falas dhe leje muzesh për turistët që mbledhin mbeturinat.

Është më mirë që të përpiqemi ta bëjmë turizmin të funksionojë, sesa të bëhemi jomikpritës. Nëse turistët rrisin çmimet lokale, ata gjithashtu do të rrisin pagat, vëren Chloe Parkins nga firma këshillimore Oxford Economics.

Qeveritë mund të bëjnë më shumë për të mirëpritur të ardhurit, si duke ndërtuar infrastrukturën, ashtu edhe duke zbutur rregullat e planifikimit.

Për shembull, qiratë nuk do të rriteshin aq shpejt në Barcelonë, nëse oferta e banesave do t’i përgjigjej kërkesës së huaj dhe vendase. Historia na tregon se të ardhurat nga turizmi mund të investohen në infrastrukturë dhe në sektorë me vlerë më të lartë të shtuar, siç ka ndodhur në Itali dhe së fundmi, në Meksikë.

Në shumicën e rasteve, pushimet verore mund të shijohen nga të gjithë.

The post The Economist: Pse lufta kundër turizmit në masë është e gabuar appeared first on Ditar.al.

Fundosja e Titanikut, pas 112 vitesh gjendet në një garderobë artikulli që ilustronte tragjedinë
Lianne Kolirin, CNN

Një gazetë që ilustron pritjen e mundimshme me të cilën përballen familjet e atyre që ndodheshin në Titanikun është zbuluar në pjesën e pasme të një gardërobë në Angli pas më shumë se një shekulli.

Pasojat e tragjedisë, ku humbën jetën më shumë se 1500 njerëz kur anija u mbyt në prill 1912, janë kapur në mënyrë tronditëse në fotot e paraqitura në gazetën 112-vjeçare.

E datës 20 prill 1912, faqja e parë e gazetës britanike The Daily Mirror tregon dy gra në Southampton – qyteti port anglez nga ku u nis Titaniku – duke pritur që të postohet një listë e të mbijetuarve.

Titulli thotë: “Një nga mijëra tragjeditë që e bënë Titanikun më të tmerrshmen në historinë e botës”.

Kur RMS Titanic nisi lundrimin më 10 prill 1912, ajo ishte anija më e madhe e pasagjerëve në shërbim dhe konsiderohej si “e pathyeshme”. Vetëm katër ditë më vonë, udhëtimi i parë i Titanikut u shndërrua në një tragjedi ndërkombëtare kur anija goditi një ajsberg në Atlantikun e Veriut në orën 23:40. Anija, e cila u mbyt në më pak se tre orë, nuk kishte mjaft varka shpëtimi për rreth 2220 njerëz në bord.

Gazeta u zbulua në një gardërobë gjatë një pastrimi shtëpie të kryer nga ankandi Hansons, ku besohet se është mbajtur për më shumë se një shekull.

Në faqen e parë thuhet: “Nga 903 anëtarët e ekuipazhit të Titanikut, vetëm 210 janë shpëtuar. Kjo do të thotë tragjedi pas tragjedie për Southampton-in, ku jetonin shumica e burrave, sepse nga kjo fatkeqësi e tmerrshme nënave u janë grabitur djemtë, gratë e burrave dhe vajzat e reja të dashurive.

“Dje ishte një ditë e tmerrshme në historinë e qytetit, megjithëse i dha fund çdo pezullimi. Një listë e të shpëtuarve u postua jashtë zyrave të White Star dhe nënat dhe gratë që kishin shpresuar lexuan me padurim emrat, vetëm për të gjetur frikën e tyre më të keqe.

“Për disa, sigurisht, lista përmbante lajme të lavdishme, por ata e heshtën gëzimin e tyre në prani të pikëllimit të tmerrshëm të miqve dhe fqinjëve të tyre.”

Brenda, letra hapet në një faqe të dyfishtë që paraqet një galeri me imazhe të atyre që ishin në bord.

Charles Hanson, pronar i Hansons Auctioneers, tha në një deklaratë në faqen e internetit të firmës se gazeta u zbulua gjatë një “pastrimit të shtëpisë” në një pronë në qytetin e Lichfield në Staffordshire.

“Letra u gjet falë gjyshes së klientit tonë të moshuar,” tha Hanson. “Ajo mbante gazeta që shënonin ngjarje të mëdha si kurorëzimi i Mbretit George V në 1911 si dhe fundosja e Titanikut.”

Hanson e përshkroi gazetën, e cila u shit për 34 £ (rreth 45 dollarë) këtë javë, si “një pjesë e vlefshme e historisë shoqërore”, duke shtuar: “Ky zbulim na kujton familjet dhe miqtë e shumtë të viktimave, nënat, baballarët dhe gratë e thyera nga zemra.”

The post Fundosja e Titanikut, pas 112 vitesh gjendet në një garderobë artikulli që ilustronte tragjedinë appeared first on Ditar.al.