Nënkryetari i Partisë Demokartike, Oerd Bylykbashi dënoi si autokratike dhe të rrezikshme një ndërhyrje qësipas tij, kryeministri Edi Rama ka bërë në EPP për tëmos miratuar një rezolutë që shprehte shqetësimin për korrupsionin endemik në Shqipëri dhe persekutimin politik të udhëheqësve të opozitës.
Gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë”, Bylykbashi, po trajtonte çështjen e Portit të Durrësit, si tregues jo vetëm i korrupsionit, por edhe i sjelljesautokratike të zotit Rama me pasurinë publike, duke dëmtuar interesin e Shqipërisë për interesa krejtësisht privatë. “Porti i Durrësit është një aferë më e madhe se ajo e incineratorëve. Janë 400 milionë euro vetëm përfazën e parë në 3 vitet e ardhshme, por e gjitha shkon 2 miliardë euro për një Port që e ne e kishim, por Edi Rama e mori një copë dhe ia dha një privati.
Por gjëja tjetër po kaq shqetësuese është aftësia e Edi Ramës përtë menduar dhe për të shkuar kaq larg. Ai kaq larg shkoi kur mendoi dhe korruptoi zyrtarin e lartë të FBI-së, kur mendon dhe guxon t’i bjerë telefonit tëdrejtuesve të mediave prestigjioze, kur i dalin raporte kundër. I kërkon presidentit të EPP-së dhe i thotë se “unë jam I shqetësuar dhe dua të reformoj PartinëDemokratike, por ju s’duhet të miratoni rezoluta, siç bëri para pak ditësh. Edi Rama i ka çuar mesazh Presidentit Weber të Partisë Popullore Europiane,duke kërkuar të mos e miratojë rezolutën, sepse Shqipëriakishte lavdërime deri tani dhe kjo rezolutë binte ndeshme këtë.
Pra, Edi Ramës i prishej fasada. Dhe më pas, siç shprehet ai në mesazh, kjo rezolutë dhe ky qendrim, mund të çonte edhe në mosreformim të PD-së. Pra, shqetësohej Edi Rama për reformimin e opozitës.Përgjigja e EPP-së ishte me votë unanime kundër tijdhe miratoi rezolutën”- theksoi nënkryetari i PD-së përemisionin “Pa Censurë”, duke ngritur shqetësimin se Edi Rama po sillet si një nga emirët e vendeve të Gjirit Persik, që kanë gjithçka pronë të tyre dhe jo sikryeministër i një vendi që kërkon të anëtarësohet nëBashkimin Europian.