Breshëri plumbash janë qëlluar në drejtim të banesës së Skënder Likës në Laç, i shpallur në këkrim së bashku me djalin për atentatin ndaj biznesmenit Rakip Roli në fshatin Sanxhak të Kurbinit, i ekzekutuar në makinën e tij sapo doli nga shtëpia. Roli u qëllua me breshëri kallashnikovi në 10 Dhjetor të vitit 2021, teksa policia shpalli në kërkim si autorë të dyshuar Skënder Likën dhe djalin e tij.
Pak muaj më parë në shtëpinë ee Likës u vendos edhe tritol, ndaj dyshohet se ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetërn për shkak të konflikteve që Skënder Lika ka. Ky i fundit është edhe xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika në një hotel në Mamurras.
Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që qëlluan me armë në drejtim të shtëpisë së Likës.