Deputeti socialiste Erion Braçe ka folur për mediat pas mbylljes para kohe të seancës plenare, për shkak të bllokimit që opozita i bëri karrigeve të ministrave dhe foltores së Parlamentit.
Ai u shpreh se Partia Socialiste nuk e njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së, teksa ironizoi me deputeten Albana Vokshi, të cilën e cilësoi si të “tmerrshme”, që ka hipur te karrigia e Kryetares së Kuvendit dhe nuk lëviz prej aty.
“Protestojnë për Saliun. Ne nuk njohim asnjë prej tyre, as Saliun. Këta të Lulit nuk kanë ardhur, këta të tjetër një pjesë kanë zënë sallën. Po përjashtuan. Ata më kanë marrë vetëm kartën. Pa pushtet nuk ekzistojnë ata. Ata deputetë që janë aty brenda, siç është ajo Albana Vokshi, është e tmerrshme, ka hipur te karrigia e kryetares dhe nuk ikën. Na kërkojnë ne që të njohim si kryetar të PD Sali Berishën. Nuk është kompetenca jonë”, tha Braçe.