Janë betuar sot në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë Rama 4. Fillimisht Presidenti Bajram Begaj lexoi dekretin dhe formulën e betimit ndërsa më pas kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij një e nga një u betuan me dorë në Kushtetuën e Shqipërisë.
Ndërkohë ashtu siç pritej, për ministren virtuale “Diella” nuk ka dekret nga ana e Presidentit Begaj. Por siç u lexua
Mësohet se pas ceremonisë së betimit, kryeministri Edi Rama do të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë.
Kujtojmë se një ditë më parë, në një seancë që zgjati vetëm 20 minuta, u votëbesua qeveria e re, edhe pse seanca ishte parashikuar që të zgjaste të paktën 24 orë, ku do të prezantohej programi qeverisës.
Por për shkak të tensioneve që u krijuan në sallë, kryetari Niko Peleshi e mbylli seancën parakohe.
Kabineti qeveritar “Rama 4”
Zv.kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku
Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj
Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Adea Pirdeni
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali
Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu
Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj
Ministër i Brendshëm – Albana Koçiu
Ministër i Financave – Petrit Malaj
Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari
Ministër i Arsimit – Mirela Kumbaro
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Evis Sala
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla
Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu
Ministër Shteti dhe Kryenegociator – Majlinda Dhuka
Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi Gonxhja
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor – Ervin Demo
Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike – Diella