Berisha zotohet në shesh: Berisha: Edi Rama i ka kohërat e numëruara

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestën para Kryeministrisë, ndërsa nuk ndali akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se 12 vitet e fundit, pushteti është në duart e një tradhtari teksa tha se Rama është një kufomë politike.

“Zotohemi para jush se Rama i ka kohët e numëruara”- tha ndër të tjera Berisha para qytetarëve që ishin mbledhur në shesh.

Berisha20 shkurti është dita në të cilën, 35 vite më parë, dhjetëra mijëra qytetarët të mbledhur në qytetin Studenti, në mbështetje të grevës së studentëve liberatorëve për të çliuar vendin nga kulti i Satanit, në thirrjen e Rajmonda Bulkut dhe protestuesve të shumtë, nisën drejt sheshit Skënderbeu të rrethuar nga katër anët me autoblinda, mitraloza, snajpër, në një betejë që shënon kulmin e guximit të qytetarëve shqiptarë. Në një betejë paqësore që do shndrrisë gjithmonë në historinë e revolucioni demokratike që përmbysën shtatoren, kultin e Satanit, Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës, regjimin që në 46 vite shtetëzoi persekutoi, burgosi, ekzekutoi, mjeroi më shumë shqiptarët se çdo pushtues që kishin njohur në tërë historinë. Nderim përjetë guximtarëve që si luan u vërsulën mbi shtatoren e diktatorit dhe çliruan Shqipërinë nga diktatura 46 vjeçare. 35 vjet më parë, të gjithë ata që ishin në shesh, kurrë nuk do mendonin se 35 vjet më vonë, do ndodheshin para regjimi sigurisht jo të njëjtë, por fatkeqësisht shumë të ngjashëm në shumë aspekte. Nuk mund të besonin se 35 vite më vonë, pushtetet e vendit do ishin në duart e një kriminel të pashembullt pas Enver Hoxhës. Pushtetet e vendit do ishin në duart e një tradhtari që do nxijë historinë kombëtare për aktet e tradhtisë. Njeriut që do plaçkiste Shqipërinë sa askush tjetër në historinë e tij.